Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Violeta Komitova nuk u paraqit në takimin e paracaktuar me përfaqësuesit e kompanive protestuese të ndërtimit të rrugëve. Ata e quajtën këtë “një tallje” dhe kërkuan dorëheqjen e saj, duke paralajmëruar për rrezikun që rrugët të mbeten të papastruara në dimër.
Zëvendësministri Valentin Gramatikov tha se ministria propozon që mjetet të cilat shteti u ka detyrim kompanive të ndërtimit të rrugëve të paguhen në një periudhë të arsyeshme gjatë buxheteve 2022 dhe 2023. Ai deklaroi kategorikisht se është e pamundur të ndahen gati 500 000 euro deri në fund të vitit 2021 për të paguar të gjitha borxhet ndaj industrisë dhe ka vetëm 50 milionë euro për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë dimrit.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..