Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapiteni dhe ndihmësi i kapitenit të anijes së shkatërruar "Vera Su" u akuzuan

Foto: Rumen Sarandev

Kapiteni dhe ndihmësi i kapitenit të “Vera Su” janë akuzuar për shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme në pronë të huaj dhe rrezikimin e jetës së të tjerëve. Dënimi për këtë është 5 deri në 15 vjet burg. Akuzat kundër kapitenit dhe ndihmësit të kapitenit, i cili ishte në detyrë natën e incidentit, mund të ndryshojnë gjatë hetimit, tha Prokurori i Qarkut Dobriç, Radosllav Buhçev.

Për shkak të kushteve të këqija të motit pranë Jajllata, operacioni për të shpëtuar anijen u ndërpre. Ajo mbetet pa ekuipazh, por është fortifikuar mirë, siguron Ministria e Transportit. Nëse moti përmirësohet, operacioni i shpëtimit mund të rifillojë më 10 tetor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin 2025

Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..

botuar më 25-06-17 7.35.MD

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD