Bienalja Ndërkombëtare e Qelqit është ngjarja më e madhe dhe profesionale në Bullgari, e cila i kushtohet qelqit artistik. Edicioni i tij i tretë vazhdon deri më 7 nëntor 2021. Mikpritës i tij është Galeria Kombëtare në Sofje -“Kuadrat 500” dhe Universiteti i Ri Bullgar, bashkë organizator i ngjarjes. Në program janë përfshirë 160 autorë, piktorë të njohur dhe debutues, autorë të seleksionuar dhe miq të posaçëm prej 42 shteteve. Krijimet e tyre janë një shembull i lartë për larminë e madhe prej teknikave klasike dhe moderne të punës me një qelq arti, sqarojnë organizatorët. Ekspozita do të jetë e pranishme për vizituesit në kohën e punës të Galerisë Kombëtare, gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemike dhe një prani të kontrolluar.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..