Programe të reja mësimore digjitale dhe burime ndërvepruese, të cilat të ndihmojnë futjen e formave moderne, të zhdërvjella dhe efektive të arsimimit në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Kjo parashikohet në Planin Operativ pranë Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Republikën e Bullgarisë për periudhën 2021-2030, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Plani parashikon dhe një rimendim serioz të planeve ekzistuese dhe krijimin e planeve dhe programeve të reja mësimore. Mes qëllimeve drejtuese është dhe përfshirja në një pjesë më të madhe të rrjeteve ndërkombëtare arsimore dhe shkencore, krijimi i një marrëveshjeje të përbashkët efektive “arsim-shkencë-biznes”, tërheqja e pedagogëve nga jashtë dhe përpunimi i punimeve të ndryshme arsimore në gjuhë të huaja.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..