Nëse bëhet fjalë për luftë, një fatkeqësi natyrore ose epidemi është pa ndonjë rëndësi. Është normale për çdo një situatë ekstreme, ecila është jashtë kontrollit tonë, të shkaktojë një ndjenjë për një pafuqi dhe dobësi. Kurse nganjëherë kjo çon deri në trauma psikologjike. Shëndeti i keqësuar psikik kthehet në një pandemi paralele për Evropën. Ai kërcënon shëndetin mendor në masë në kontinent dhe për më tepër të njerëzve të rinj, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këto shqetësime konfirmohen dhe nga nëpunësit e Qendrës për Mbështetje Psikikosociale pranë Kryqit të Kuq Bullgar me një seli në qytetin Plovdiv. Që nga fillimi i kovid-krizës, psikologët të cilët po punojnë në të kanë konsultuar falas mbi 4000 bullgarë me probleme psikologjike, të shkaktuar nga pandemia. Për më tepër këto janë gra dhe gjithnjë e më shpesh - njerëz të rinj:
“Ka një dinamikë të problemeve. Nëse gjatë vitit 2020 përballeshim me panikun, tani po përballemi me ankthin. Ai është shkaktuar nga të panjohurat e shumta, nga bllokimi i gjatë, humbja e vendit të punës ose të njerëzve të afërm. Kështu shtohet përqindja e bullgarëve me gjendje depresive - thotë Tanja Georgieva, drejtoresh e organizatës rajonale të Kryqit të Kuq Bullgar. 43% prej njerëzve, të cilët i drejtohen Qendrës sonë për një përkrahje psikologjike janë gra dhe 33% janë meshkuj. Përveç kësaj, profili i atyre që kanë nevojë për konsultim ndryshon. Gjithnjë e më shumë të rinj na telefonojnë. Dhe tanimë po na kërkojnë nga i gjithë vendi, jo vetëm nga Sofja, pavarësisht se linjat tona telefonike akoma nuk janë mjaft të njohura.”
Një frikë nga infektimi, nga sëmundja dhe nga vdekja. Frikë nga vetmia, nga një papunësi dhe varfëri. Frikë për jetën e njerëzve tanë më të afërt dhe pafuqia për t'i mbrojtur ata. Dhe për më tepër - humbja e kontrollit mbi jetën personale. “Ka bullgarë, të cilët ia kanë nënshtruar jetën kërkimit të informacionit se çfarë rastis në kushtet e pandemisë. Kjo është jetë në lajmet online, e cila ndikon negativisht mbi shëndetin e tyre psikik. Këta njerëz kërkojnë mënyrë për të shpëtuar, duke u transferuar në një mjedis virtual, kurse kjo është e lidhur me rritjen e shqetësimit dhe mund të hapë gjendje depresioni, të cilat çojnë deri në sulme paniku” - thotë Biljana Karaxhova, koordinatore e Qendrës së Kontaktit në qytetin Plovdiv dhe akoma:
“Ajo e cila dallohet është se kjo ndodh tek njerëzit më të rinj në një moshë aktive. Ata të cilët i kanë kërkuar shërbimet tona, kanë mbetur pa punë, tanimë kanë kaluar në sektorin e të papunëve afatgjatë dhe bien në izolim të rëndë shoqëror. Ajo thellohet dhe iu pengon të gjejnë punë, i detyron të mbyllen në vetvete edhe më tepër. Dhe kështu ata bien në një rreth vicioz. Pikërisht këtë e hasim ne me kolegët , si një tendencë formuese”.
Sipas psikologëve frika, pasiguria dhe izolimi ndikojnë dhe mbi familjen. “Shumë njerëz na drejtohen neve për shkak të shkatërrimit psikologjik, i lidhur për shembull me ndarjen me një njeri të afërt, pa rëndësi nëse bëhet fjalë për ndarje të një çifti të martuar ose për shpërbërjen e një lidhjeje të lirë e të hapur”-pohon Biljana Karaxhova. Sipas saj kovid-kriza është kthyer në një katalizator të lidhjeve familjare jo të qëndrueshme dhe jo harmonike.
Por, çfarë mund të themi në lidhje me dhunën në familje në kushtet e Covidit? Sinjalet për krime të tilla janë shtuar mbi tre herë gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, alarmojnë nga Prokuroria Rajonale e Sofjes. Pandemia globale me koronavirusin çon deri në pasoja të paparashikueshme psikike dhe vetëm koha do të tregojë nëse bullgari do t’i evitojë - janë të një mendimi psikologët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, Kryqi i Kuq Bullgar
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..