621 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 10.8% e 5736 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 83.4% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar. Rastet më të shumta janë në Sofje - 193, të ndjekura nga rrethet: Varna – 76 veta dhe Plovdiv – 32 të infektuar.
Të sëmurët aktivë janë 50 406. 5503 pacientë u shtruan në spital. 470 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 187 të sapo pranuarit në spitale, gati 90 për qind janë pa vaksinë.
Në 24 orët e fundit 40 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. 95% e tyre ishin të pavaksinuar. 576 persona u raportuan të shëruar.
1219 vaksina u dhanë të dielën. 1 361 629 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..