"Jo për mua, por për ty, do të gjej përsëri kuptim ... Pse të kem shumë gjëra, pasi nuk je pranë meje!" - Kjo është pjesë e tekstit të këngës "Jo për mua" në interpretim të grupit BTR, dhe të muzikantëve të ftuar Kirill Mariçkov dhe Valldi Totev, të njohur për brezat e bullgarëve nga "Shturcite" - një nga grupet e para rock të suksesshme në vendin tonë, i themeluar në vitet 60 të shekullit XX.
Dy dekada më vonë, BTR u shfaq në skenën muzikore bullgare, duke kërkuar stilin e vet origjinal. Atanas Penev dhe Slavço Nikollov, të cilët u bashkuan në fillim të viteve '90, pa dyshim që kontribuojnë në suksesin dhe jetëgjatësinë e grupit. Atanas është vokalisti i grupit, dhe Sllavço - kitaristi, autori i teksteve, kompozitori. Më 13 tetor BTR do të prezantojë albumin e tij të ri "Puzzle", i 13-ti me radhë. Ngjarja është në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Edhe pse shumica e këngëve tashmë transmetohen në eterin kombëtar, muzikantët janë të bindur se performanca live nuk mund të zëvendësohet me asgjë.
Sigurisht, kënga e bukur dhe kuptimplote "Jo për mua" gjithashtu do të interpretohet në koncertin në fjalë - e interpretuar nga grupi dhe të dy legjendat e rokut.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..
DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..
Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..