Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpha Research: Fitore për GERB dhe Rumen Radev në zgjedhjet e ardhshme

Foto: alpharesearch.bg

Një muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i tanishëm Rumen Radev është në krye të garës me 42.6%, i ndjekur nga Prof. Anastas Gerxhikov, i mbështetur nga GERB me 28.1% dhe Llozan Panov me 8.2%, i cili përkrahet nga Bullgaria Demokratike.

Këtë e tregojnë të dhënat e sondazhit sociologjik të "Alpha Research", të kryer midis 4 dhe 10 tetorit me mjete të veta.

Sa i përket votimit të ardhshëm parlamentar, tani për tani GERB është në krye me 23.1%. Pas ish-partisë në pushtet renditet Partia Socialiste Bullgare - BSP (16.8%) dhe partia e re "Po e vazhdojmë ndryshimin" (15.9%). Në vend të katërt është "Bullgaria Demokratike" me 10.9%, ndjekur nga "Ka një popull të tillë" (ITN) me 10.4% dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 9.3%. Sipas Alpha Research, ka pak të ngjarë që ndonjë parti tjetër të kapërcejë pengesën prej katër përqind. Kështu, jashtë parlamentit do të mbetet “Ngrihu, BG! Ne po vijmë! ".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetar

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD