Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Surpriza para votimit të ardhshëm për kreun e shtetit

Gratë e nominuara për nënpresidente dhe kandidaturë të pavarur të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë

Foto: BGNES

Bullgaria është në pragun e fushatës së parë zgjedhore 2 në 1 në historinë e saj demokratike. Mbajtja e një votimi presidencial dhe parlamentar në të njëjtën datë (14 nëntor) ngre një sërë pritjesh tek kandidatët për dy nga qendrat më të rëndësishme të pushtetit. Cili do të jetë çmimi i fitores dhe në cilën nga dy fushatat do të zhvillohet debati i vërtetë dhe i pritshëm nga votuesit për problemet e grumbulluara në vend?

Politologia Tatjana Buruxhieva komenton mosdëshirën e kandidat deputetëve për të folur me njeri tjetrin për atë që po ndodh në vendin tonë, ashtu:

Fushata presidenciale do të ashpërsohet aq më shumë, aq më pak partihyjnë në debat  me njëra tjetrën. Duan apo s’duan këtë rol do ta luajnë kandidatët presidencialë.”

Konkurrimi presidencial ndoshta do të jetë më interesant edhe për dy faktorë të tjerë rëndësia e të cilëve për rezultatin përfundimtar të votimit mezi tani do të sqarohet. Nga njëra anë, është prania e fuqishme femërore në çiftet e kandidatëve presidencial. Nga ana tjetër, kandidatura e parë e një turku etnik për kreun e shtetit në historinë e re bullgare – liderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë. Ky hap i lëvizjes, si dhe kthimi i biznesmenit Deljan Peevski (një nga personat e sanksionuara nga SHBA nga ligji Magnitski) ndër kandidatët për deputet në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, kanë një qëllim të caktuar, por nuk janë tipike për partinë – komentoi sociologu Andrej Rajçev:

“Do të doja t’ju kujtoj sfondin specifik në të cilin po ndodh e gjithë kjo. Baza elektorale e DPS-s po zvogëlohet. Deri më tani, DPS zakonisht arrin rreth 50 për qind nga mbështetja e elektoratit të tij. Këta 50 për qind aktualisht janë rreth 300 000 njerëz - është i bindur Rajçev. Sipas tij marrëdhëniet e partive të tjera me DPS nuk mund të jenë si me një parti të zakonshme. – Kjo është partia jonë etnike, me të cilën, duhet të jemi të lumtur, sepse DPS nuk është orvatur kurrë të islamizojë dhe turqizojë elektoratin e saj. Megjithatë gjestet tregojnë se partia fillon të radikalizohet. Kjo duhet të jetë një sinjal për të gjithë lojtarët e tjerë në fushën politike, të ndalojnë stigmatizimin dhe demonizimin e tyre dhe të jenë shumë të kujdesshëm.”

Fenomeni i dytë i zgjedhjeve presidenciale – dëshira e një numër të papritur të madh grave të zënë postin e nënpresidentes dhe presidentes, mund të shpjegohet si një qetësim i kërkuar i debateve politike, ashtu edhe si një shenje thjeshtë evolucioni, shpjegoi sociologia Mira Radeva:

“Hyrja masive e grave në politikë është një proces i modernizimit të përgjithshëm të shoqërisë sonë. Duke parë nëpër botë, shumë vende me pikëpamje më konservatore kanë pasur tashmë presidente gra. Dua të kujtoj se në Bullgari gratë fituan të drejtën e votës në vitin 1937, e cila nuk ishte shumë kohë më parë.”

Sipas sociologes Radeva “momenti në të cilin në Bullgari president do të zgjidhen një grua ende nuk ka ardhur”. Një nga shkaqet për këtë mund të kërkojmë në “atmosferën patriarkale milituese” ende dominuese. Kjo është më e dukshme në vendbanimet e vogla, ku roli i gruas kuptohet ndryshe nga ai në qytetet e mëdha.

Cilido kandidat presidencial fiton betejën më 14 nëntor duhet të bëjë një dallim të qartë midis rolit të tij në politikën e brendshme dhe atij të partive politike, pasi për shkak të përputhjes së dy llojeve të zgjedhjeve, dallimet mes tyre duket se janë të paqarta.

“Një nga angazhimet e presidentit është të shtrojë tema të rëndësishme për shoqërinë, pa marrë parasysh interesat e partive – thekson eksperti mediatik Georgi Llozanov. – Partitë nga ana e vet debatojnë midis njëra tjetrës dhe secila mbron interesat e zgjedhësve të vet. Ato janë dy detyra të ndryshme, por përzierja e tyre është e dobishme si për partitë, ashtu edhe për disa nga kandidatë presidentët.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD