Elena Adamova është një artiste nga Shën Petersburgu, për të cilën piktura është thelbi i rrugës së saj shpirtërore. Në Bullgari e sjellë dashuria e saj ndaj një bullgari, i cili është bërë dhe bashkëshorti i saj përpara 41 vjetëve. Fillon të pikturojë ikona në fillim të viteve 80, fillimisht për shokët e afërt, kurse një dekadë më vonë fillon të merret me pikturimin e ikonave në mënyrë profesionale. Ajo e cila e tërheq më shumë zemrën e saj janë afresket dhe restaurimi i kishave dhe i parakliseve. Që nga viti 2000 e këtej ka pikturuar mbi 20 kisha. “ Ky është mbase misioni im dhe fati - të bëj diçka njëkohësisht dhe për njerëzit, dhe për qiellin dhe më e rëndësishmja - për shpirtin.” Në kohën e saj të lirë ajo iu përkushtohet ikonave, të cilat i pikturon mbi dru të mbetur nga altarët e vjetër të kishave të restauruara.
Fati vet e ka shpënë në fshatin Ballsha afër Sofjes, në këmbët e malit Stara Pllanina, derisa ka kërkuar vend për të jetuar. Njerëzit e fshatit e kanë punësuar për të pikturuar kishën e tyre “Shën Paraskeva”, të ndërtuar gjatë vitit 1920 afër një kishe të vjetër, për të cilën supozohet se daton nga periudha mesjetare. Meqenëse suvaja nëpër muret ka filluar të bjerë, ajo vet me para të saj dhe me një punë vullnetare i lyen dhe i suvaton muret përpara se të fillojë të pikturojë figurat e shenjtorëve dhe skenat nga Ungjilli:
“Për të gjithë kishën nuk ka para dhe që të përfundohet është mirë të gjenden sponsorë - shënon Elena Adamova. - Shpresoj që të gjenden njerëz të mirë, të cilët të ndihmojnë këtë veprimtari dhe ajo të vazhdojë. Vendi është i bekuar, kurse shpirti im e zgjodhi jo për shkak të rehatisë së trupit. Këtu në oborr ka edhe një kishë tjetër, e cila i kushtohet Shën Petkës. Erdhën arkeologë për ta studiuar dhe thanë se, themeli i saj është edhe më i vjetër. Dyshemeja është e bërë me mozaik të cilin e kanë vetëm dy kisha të tjera në Bullgari. Që të ruhet si një monument të kulturës, mbi të është bërë një strehë nga zonja Ljudmilla Zhivkova ( e quajtur akoma zogu i bardh i kulturës bullgare). Vendi me të vërtetë është i jashtëzakonshëm, i ngarkuar me shumë shenjtëri dhe njerëzit e ndiejnë këtë”.
Elena jeton në një ndërtesë të vogël afër kishës së re. Mbase këtu dikur ka jetuar prifti i cili ka shërbyer aty. Kur nuk është e zënë me restaurimin, ajo fisnikëron hapësirën rreth kishës, ku mbjell lule dhe i jep një formë shumë të bukur kopshtit. Ka dhe rojet e saj - një qen dhe dy mace, të cilët kanë gjetur strehim dhe mbrojtje në oborrin e kishës.
“Spiranca është e hedhur dhe nuk ka lëvizje që këtu - buzëqesh piktorja. - Shpresoj që të përfundojë restaurimin, përderisa Shën Petka është pranë meje. Ajo më solli këtu dhe tanimë 10 vjet më mbajti në këtë vend, duhet ta përfundoj atë që kam filluar. Dua që të ndihmojë me gjithë zemër! Vendasit po përpiqen gjithashtu të bëjnë çdo gjë të mundur, por ata janë të varfër dhe nuk kanë mundësi. Mblodhën një shumë modeste, por ajo është e pamjaftueshme për të bërë dyshemenë dhe kupolën. Sivjet ndarja e fondeve po bëhet shumë e vështirë rreth zgjedhjeve dhe qeverinë e përkohshme. Shpresojmë që mot gjërat të lëvizin pak. Shumë rrallë mblidhen dhurime nga anë të tjera të vendit. Që të dhurosh, duhet të vish këtu në vend, të shikosh se për çfarë bëhet fjalë, të ndihesh me anë të shpirtit. “
Sot, edhe pse e papërfunduar, kisha “Shën Paraskeva” në fshatin Ballsha i mirëpret lutësit nga zonat përreth për festën e kishës. “Na ndihmoftë Zoti të hapen dyert , që të nisin dhe punimet rreth përfundimit!”, drejton lutjen e saj Elena Adamova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina Grigorova
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..