Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilësia e Planit bullgar të Rimëkëmbjes është me rëndësi më të madhe për BE-në

Foto: BGNES

Cilësia e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është më e rëndësishme sesa shpejtësia e pagesave në kuadër të tij, tha kreu i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari Cvetan Kjullanov.

Sipas tij, Komisioni Evropian zakonisht miraton planet kombëtare për rreth dy muaj. Pastaj dokumenti duhet të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Kjo procedurë zgjat rreth një muaj, shpjegoi Kjullanov. Financimi i parë sipas planit për vendin me përmasë 13% prej mbi 6 miliardë eurove të pritura mund të fillojë që në fillim të vitit 2022, është i mendimit Kjullanov.

Zyrtari evropian refuzoi të komentojë me më shumë hollësi tekstin e dokumentit, sepse Komisioni Evropian ende nuk e ka lexuar atë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD