Forumi “Muzika e re bullgare” (4.10 – 27.10), organizuar nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë, sivjet prezanton vepra të dhomës të artistëve të brezave të ndryshëm. Në afishen lexojmë emrat e disa kompozitorëve bullgarë, karriera e të cilëve zhvillohet jashtë vendit. Mes tyre është dhe Nikolai Badinski, i cili është diplomuar për kompozicion në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” - tek patroni i Akademisë, si dhe për violinë - në klasën e Nedjallka Simeonovës dhe të Vlladimir Avramovit. Që nga viti 1962 jeton në Berlinin Lindor, kurse gjatë vitit 1976 ka emigruar në Berlinin Perëndimor.
Në Gjermani ai punon si violinist-solist, kompozitor, pedagog, koncert mjeshtër, themelon një kuartet me tela. Është autor i më shumë se 230 krijimeve për orkestër, të ansambleve të ndryshme të dhomës, koncerte e tjera. Punimet e tij botohen nga botuesi i autoritetshëm i muzikës Universal Edition (Vienna, New York, London), që boton krijime të kompozitorëve më të rëndësishëm të shekullit të 20. Muzika të cilën ai e krijon është e ndikuar nga avangarda e Evropës Perëndimore por dhe nga folklori bullgar dhe ai evropianolindor e tjerë. E interpretojnë solistë dhe grupe të njohura.
Në koncertin e mbrëmjes së sotme /18 tetor/, bashkë me veprat premierë prej akoma 5 kompozitorëve bullgarë do të tingëllojnë për herë të parë “Vizioni i Levskit” dhe pjesë nga cikli “Takime për piano” nga Badinski.
“Imazhi i Levskit është në zemrën time akoma që nga fëmijëria. Ky shenjt për popullin bullgar asnjëherë nuk largohet nga mendimet e mia. Apostulli i lirisë më është shumë i afërt si shpirt dhe ide, unë mund të flas për të me orë të tëra. Siç duhet, ai ka qenë valltar i madh. Bashkëkohësit e tij thonë se kur luante vallet bullgare këmbët e tij nuk dukej se preknin tokën. Kjo më frymëzoi të përfshij dhe ritmet tona karakteristike, kjo është një sfidë e vërtetë për çdo një pianist, sepse duhet të interpretohet me një shkathtësi të madhe dhe fines. Krijimi tjetër është një pjesë nga cikli “Takime për piano”, të cilin e shkruaj gjatë viteve. Në pjesët unë krahasoj muzikën e autorëve nga epoka dhe drejtime të ndryshme. “A nuk ishin këta Haydn dhe Messien?” është pjesa, e cila do të tingëllojë në Sofje. Për mua është shumë interesante kjo lidhje strukturore të gjuhës muzikore të këtyre kompozitorëve me qartësinë e tyre karakteristike, me pastërtinë”.
Nikolai Badiski i ka besuar dy premierat Aleksandra Ivanovës.
“Me krijimtarinë e Nikolai Badinskit më njohu dirigjenti Ivan Janakiev, gjatë vitit 2018 - tregon pianistja e re. Atëherë, në 80 vjetorin e tij, unë ekzekutova “5 pjesa nga një seri pianoje Dodecaphonic". Unë emocionohem shumë gjithmonë kur interpretoj krijime moderne, më në veçanti kur bëhet fjalë për premiera botërore. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por dhe diçka shumë interesante dhe pasuruese. Profesori Jovço Krushev, pedagogu im në piano në Akademinë Kombëtare Muzikore thoshte, se për çdo pianist është e rëndësishme të interpretojë një muzikë moderne. Kështu që akoma nga vitet e mia studentore përfshij pjesa të tilla në repertorin tim - prej kompozitorëve të huaj dhe bullgarë. Pjesët e Nikolai Badinskit nuk janë të lehta për ekzekutim, por unë e pëlqej shumë muzikën e tij dhe shpresoj t’i prezantoj mundësisht sa më afër mendimit të tij”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalPër Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..