Varrezat ushtarake bullgare pranë Kavadarcit nga koha e Luftës së Parë Botërore ndoshta u shkatërruan në vitet 30-të nga autoritetet e atëhershme jugosllave. Kjo u tha për BNT nga Radosllav Simeonov, eksperti kryesor për monumentet ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pranë fshatit Drenovo në rajonin Kavadarci kishte sigurisht dy varreza ushtarake bullgare me eshtrat e 432 ushtarëve. Dy monumentet mbeten në vendin e varrezave pranë Drenovës, por qëndrimi i autoriteteve maqedonase ndaj tyre nuk është i rregullt, theksoi eksperti ushtarak. Sipas tij, mbijetesa fizike e dy monumenteve kërcënohet nga autostrada që po ndërtohet Shkup-Prilep.
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..