Që nga 21 tetori Bullgaria bashkohet me vendet evropiane, në të cilat certifikata e gjelbër hap dyert drejt institucioneve kulturore, objekteve të mëdha tregtare, sallave sportive, restoranteve. Dhe përderisa vazhdojmë të jemi në krye të klasifikimeve botërore të vdekshmërisë nga Covid-19, ndërsa në repartet e përmbushura spitalore gjithnjë e më shumë bullgarë marrin frymë me ndihmën e një aparati, në rrugët dolën të pakënaqur me masat të cilat nuk u lënë atyre shumë zgjedhje.
Diskriminim, gjenocid, thirrje për rebelim – me këtë arsenal verbal presin certifikatën e gjelbër gjysma e qytetarëve të anketuar në Burgas.
“Ne që nuk jemi të vaksinuar jemi si dele të zeza. Unë nuk do të bëj asgjë, thjesht do të ulem dhe do të pres që të kalojë - në Bullgari gjithçka kalon”, tha një nga të anketuarit.
Në polin tjetër është opinioni:
“U vaksinova kur mendova se ishte koha e duhur për mua. Unë mendoj se secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Kjo është mënyra për t’u marrë me pandeminë.”
Një nga pyetjet e nxehta me të cilat fillon ditën e parë të kufizimeve të reja është nëse do të ketë mjekë të mjaftueshëm në spitale pasi certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për ta.
“Para se të shpallim masat bëmë një analizë se ku do të punojnë – përgjigjet Zëvendës Ministri teknik i Shëndetësisë Aleksandër Zllatanov. – Pjesa e madhe e mjekëve – nja 60-70 për qind tashmë u imunizuan, ndërsa të tjerët do të testohen së pari. Në shtëpitë sociale, ne do të jemi pa kompromis sepse të moshuarit janë të prekshëm dhe mënyra e vetme që ata mund të infektohen është duke futur koronavirusin nga jashtë. Më pak se 50 për qind nga të punësuarit aty janë të vaksinuar, prandaj do të testohen dy herë në javë. Për mësuesit hoqëm dorë nga certifikata e gjelbër, sepse Ministri i Arsimit kërkoi shtyrje për dy javë. Gjatë kësaj periudhe ata mund të vaksinohen, dhe parashikohet që fëmijët të vazhdojnë me mësimin online. Tani përafërsisht 50 për qind e pedagogëve janë të imunizuar.”
Aplikimi i certifikatës së gjelbër tekstualisht për më pak se 48 orë nga dalja e urdhrit ministror la shumë biznese dhe institucione në një tronditje. Në disa bashki, ku numri i të sëmurëve tejkalon 750 në 100 000 veta mbi bazë 14 ditore, duke përfshirë kryeqytetin Sofje, që nga 21 tetori të gjitha shkollat mësojnë nga distanca.
Personel mjekësor urgjentisht doli për të protestuar me kërkesën për rritjen e rrogave me 40 për qind, universitetet u përballën me faktin se në salla gjysmë të zbrazëta për të trajnuar disa studentë të vaksinuar ose të kaluar sëmundjen, dhe institucionet kulturore për të përshtatur dhomat për testimin e shpejtë të spektatorëve.
“Masat dhe kufizimet e reja janë të mira, por nuk janë me kohë – mendon Prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Virologjisë Mjekësore. - E gjithë kjo duhej të ndodhte në verë dhe situata të mos qetësohej në asnjë mënyrë. Dhe nëse do të ishte bërë atëherë, ne do të ishim shumë më të lirë. Tani pritet që të ulet numri i personave të infektuar.”
Si gjithmonë të parë në pakënaqësinë ishin pronarët e restoranteve dhe klubeve të natës. Shoqata e Lokaleve në Bullgari dhe Asociacioni Bullgar i Lokaleve po përgatitin një protestë masiv.
“Urdhri është i papranueshëm, sepse ne u pajtuam të punojnë në kushtet e një certifikate të gjelbër vetëm në se shteti si punëdhënës i pari vaksinon nëpunësit e tij – thekson Krëstina Mirkova nga Shoqata e Lokaleve në Bullgari. – Ne punojmë vetëm me 20 për qind të popullsisë, dhe kjo do të thotë se 80 për qind e kapacitetit tonë është i kufizuar. Është absolutisht e pamundur që në kushte të tilla të paguhen qira, sigurime. Çmimi në rritje i korrentit ndërlikon situatën suplementarisht, të gjitha produktet dhe lëndët e para po shtrenjtohen.”
Në këtë kaos të parashikuar, forcat politike kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, të tjerët po mbështeten në retorikën rebele me synimin për të rritur disa përqindje në zgjedhjet e ardhshme, përderisa gjithnjë e më shumë njerëz po rrinë në radhë para laboratorëve të vaksinave në kërkim të çelësit që hap dyert.
Përpilues: Diana Cankova (sipas materialeve të BNR – “Horizont”, Burgas, Plovdiv, Vidin)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..