Akoma si nxënës ai shikon qiellin e natës përmes një teleskopi dhe ëndërron që një ditë të zbulojë misteret e universit.Por orët e gjata para kompjuterit, konkurset e shumta të programimit dhe mësuesit ambiciozë të shkollës së mesme paracaktojnë të ardhmen e tij si një inxhinier i shkëlqyer softuerësh.
Minko Geçev zë një pozicion lideri në Google, por nuk harron të falënderojë për hapat e tij të parë në rrugë, gjë e cila e ka shpjerë në një pozicion të lartë në kompaninë me prosperitet global. “Pata shansin e madh që të jem në klasën me matematikë dhe informatikë në qytetin Trojan, ku mësuesit tanë Svilen Dimitrov dhe Teodora Petrova na dhanë bazat e programimit - tregon ai:
“Atëherë mendoja se një njeri i zakonshëm nuk mundet në asnjë mënyrë të përballojë detyrën. Si nxënës udhëtoja nëpër gara kombëtare në programim dhe aty takova njerëz me interesa të ngjashme, kurse më vonë fillova të mësoj në Fakultetin e Matematikës dhe të Informatikës në Universitetin e Sofjes. U gjenda në një mjedis me njerëz shumë interesant, të cilët interesoheshin me sinqeritet të madh prej shkencave kompjuterike dhe nga programimi dhe kjo më frymëzoi. Docenti Kalin Gjeorgjiev na dha bazat e shkencave kompjuterike me ushtrimet e tij në algoritëm - gjëra të cilat më shërbejnë jo vetëm çdo ditë në punë, por dhe në kohën e Google intervistave”.
Duke qenë akoma student, Minko Geçevi punon mbi kodin Angular - një lloj më kompleks të JavaScript, të cilin e përdorin gjigantë si Google, Fasebook dhe You Tube. Ndërkohë një botim britanik për teknologji informative dhe softuer lidhet me të që të shkruajë librin “Angular 2”, pasuar dhe nga “Angular 4”.
Autoriteti në rritje i specialistit të ri të softuerit i hap mundësi të reja nëpër botë. Kështu ai gjendet në luginën e silikonit, ku aderohet me venture -fondin Learn Capital për të këshilluar kompani në kuadrin e portofolios së tij. Kurse më vonë, bashkë me themeluesin e fondit dhe akoma një sipërmarrës tjetër, krijon një startup të suksesshëm amerikano-bullgar dhe zhvillon një platformë për trajnime online. Gjatë asaj kohe, siç shprehet dhe vet ai, shkruan “kodin e vet më të bukur”.
Dukej si një bashkim pjesësh figure, sepse duhej të zbuloja sesi copëzat e ndryshme renditeshin për një zgjidhje elegante të një problemi real me mjete teknike - shton Minko Geçev. Në një moment madje fillova të gjej ekuivalente të problemeve teknike në jetën reale. Kështu radhët në dyqanin ushqimor më kujtonin algoritmin, të cilin unë e krijoja në Rhyme.”
Gjatë vitit 2019 pronarët e startup-it i shesin kompaninë një udhëheqësi global në fushën e trajnimit në internet, kurse Minko Geçev tanimë ka pranuar propozimin të bëhet një pjesë nga grupi kërkimori Google. Duke u bashkuar me ekipin, bullgari zbulon se disa nga projektet e tij personale kanë hyrë në një përdorim të brendshëm. Në kompaninë botërore përmes platformës për të krijuar një aplikacion në internet me kod të hapur Minko Geçev u jep instrumente softueri afro 1,7 milionë programuesve.
“Kodi i hapur do të thotë se si inxhinierë të softuerit ne ndajmë jo vetëm produktin përfundimtar të softuerit - për shembull ndonjë aplikim i cili instalohet në telefon, por dhe kodin burimor të tij - sqaron Minko Geçev. Kjo është sikurse ndonjë kompani ushqimore e cila përpunon një recetë për ndonjë produkt të vet dhe e ndan jo vetëm atë në treg, por dhe të gjitha pjesët përbërëse dhe mënyrën e përgatitjes. Duke e vënë këtë njohuri lirshëm në dispozicion, ne i ndihmojmë njerëzit të prekin zhvillimet e mira - madje edhe detajet më të vogla të projektit”.
Për shkak të sukseseve të tij shkencore dhe prezantuese, Minko Geçev bëhet dy herë laureat në iniciativën presidenciale “Çmimi John Atanassov". Ai përfshihet dhe në klasifikimin “30 nën 30” të Forbes Bulgaria. Pohon se shumë vështirë mund të parashikojë të ardhmen e vet. “Po të më kishit pyetur përpara 20 vjetëve se çfarë do të bëja sot, mbase do t’u isha përgjigjur nëpunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thotë me buzëqeshje ai. Dhe shton se magjia është në faktin të mos të dimë se ku do të na shpjerë jeta.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës të Milena Vodeniçerovës, BNR-“Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Minko Geçev
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..