Nga sot, shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit, Shqipëri, mban emrin e artistes së talentuar bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Në ceremoninë zyrtare të emërtimit mori pjesë Ministri i Kulturës i Bullgarisë Prof. Velislav Minekov, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe Zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Dr. Meri Kumbe, bëri të ditur Ministria e Kulturës.
Lika Janko ka lindur në Sofje si Evangjelia Grabova dhe fati i prindërve të saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Jeta e saj ka qenë plot vështirësi përpara se kritikët të fillojnë të shkruajnë për të si “Picasso i veshur me fustan”. Punimet e saj janë të ndikuara nga artistët francezë, Van Gogh, kultura bullgare dhe ajo shqiptare.
Ministri Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Dje ata biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.
Sot më herët Ministri Minekov mori pjesë në mbylljen zyrtare të projektit për ndërtimin e ndriçimit rrugor LED "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Ministri Minekov preu shiritin e inaugurimit së bashku me kryetarin e bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe në prani të Zëvendës Ministres së Kulturës së Shqipërisë Dr. Meri Kumbe, ambasadorit tonë në Tiranë Momçill Rajçevski, Konsullit të Nderit të Republikës së Bullgarisë z. Selim Hoxhaj dhe ekipin e Ambasadës sonë në Tiranë.
Programi i delegacionit bullgar në Shqipëri, i kryesuar nga Ministri Minekov, përfshin një takim në ambasadën tonë në orët e vona të pasdites me kryetarë të shoqatave bullgare dhe anëtarë të komunitetit bullgar në Shqipëri, informon Ministria bullgare e Kulturës."ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..