Presidenti Rumen Radev priti një delegacion të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit vuri në dukje se zgjedhja e parlamentit të ri dhe e qeverisë së rregullt në Bullgari nuk do të thotë zhbllokim të rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Derisa çështja e të drejtave të bullgarëve në ish-republikën jugosllave nuk zgjidhet sipas standardeve evropiane, Shkupi nuk mund të fillojë negociatat, tha Radev.
Ne dëshirojmë fort të ardhmen evropiane për Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të Bullgarisë dhe të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, theksoi delegacioni.
Bullgarët maqedonas vazhdojnë të insistojnë që ata të përfshihen në kushtetutën maqedonase, si etnitë e tjera në vend.Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi..
Më 1 janar 2026 Bullgaria do të marrë për herë të dytë (pas 2018) presidencën e Strategjisë së Danubit. Kjo po ndodh në një kohë të vështirë për Evropën, kohë kur bota po ndryshon me shpejtësi, kur është më e rëndësishme se kurrë të forcohen..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin polak Andrzej Duda në prag të samitit të ardhshëm të Iniciativës “Tre Detet” në Varshavë. Radev theksoi rëndësinë dhe potencialin e bashkëpunimit dypalësh industrial, përfshirë në..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas..