Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Janev: Certifikatë e gjelbër për ata që mbijetuan pas një testi të provuar antigjen

Stefan Janev
Foto: BGNES

Përpjekjet e kabinetit të përkohshëm kanë për qëllim parandalimin e një bllokimi, tha Kryeministri Stefan Janev, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën “Qeveria flet haptazi”. Ai shprehu shpresën që në ditët në vijim të konfirmohen pritjet që kulmi i incidencës së Covid-19 të mbetet në pllajë. “Certifikata e gjelbër ka bërë që shumë më tepër njerëz të testohen dhe të zbulojnë të ashtuquajturat sëmundshmëria e fshehur” komentoi kryeministri. Sipas tij, aktualisht po punohet për zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatës së gjelbër edhe për ata që e kaluan sëmundjen me një test të provuar laboratorik të antigjenit. Më 30 tetor do të hapen ofertat për testet më të bura nëpër shkolla, njoftoi edhe Stefan Janev, por nuk u angazhua për një afat kur fëmijët do të kthehen në mësim. Përgatitjet për zgjedhjet po ecin normalisht dhe ato do të zhvillohen sipas planit, siguroi ai.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..

botuar më 25-05-14 10.26.PD
Valldis Dombrovskis

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..

botuar më 25-05-14 9.17.PD

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD