Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Svetlla Kjoseva nga Hungaria – përkthyese, mësuese, redaktore

Misioni modern i iluministit është të mund të gjejë balancë në kushtet e larmisë kulturore

Revista bullgaro-hungareze “Hemus” tanimë 30 vjet është një urë midis të dyja kulturave

Foto: Facebook /Svetlla Kjoseva

Svetlla Kjoseva mbërrin në Hungari gjatë vitit 1984 dhe fillon punë në shkollën bullgare “Hristo Botev” pranë Ministrisë bullgare të Arsimit, ku mbetet në vazhdim të 13 vjetëve. Pikërisht aty ajo kupton sesa është e ndryshme mënyra e të punuarit me fëmijët, të cilët rriten në një mjedis të huaj gjuhësor dhe sa e rëndësishme është që ata të mos të mbeten të izoluar në kuadrin e bashkësisë së vet. Gjatë vitit 2004, kur është themeluar shkolla bullgare e gjuhës amtare, ish nxënësit e saj, të cilët janë në krye të komunitetit bullgar në Hungari, ia besuan asaj menaxhimin. Në vazhdim të 15 vjetëve ajo mbetet drejtoreshë e shkollës private bullgare:

“Shkolla zhvillon një veprimtari shumë aktive, jo vetëm mësimore, por dhe kulturore, duke mbajtur kontakt me shkollat e bashkësive të tjera-tregon Svetlla Kjoseva përpara Radio Bullgarisë. Fëmijët marrin pjesë në konkurse dhe festivale. Për ta kjo është një veprimtari shumë mobilizuese dhe interesante. Si ish mësuese dhe drejtoreshë në këtë shkollë, por dhe si gjyshe e dy nipërve, mund të them se ata shkojnë aty me një kënaqësi të madhe dhe interes.”

Sipas Svetlla Kjosevës është me rëndësi të madhe që bullgarët të cilët rriten jashtë kufirit të mos e humbasin lidhjen me atdheun dhe në të njëjtën kohë të përshtaten me mjedisin ku jetojnë:

“Kufijtë mjegullohen, por në plan fizik - sqaron ajo. Mendoj se çdo një njeri, që të qëndrojë mirë në plan global, duhet të ketë rrënjë të thella. Mund të ketë një profesion të mirë, të realizohet kudo nëpër botë, por ajo e cila i ka rrënjët nga fëmijëria mbetet e tija për gjithmonë. Çdo një provë që të heqim dorë nga vendësja, kombëtarja, çon deri në një gjymtim të personalitetit. Këto janë vlera të vendosura nga mjedisi. Ka shprehi, fjalë, vjersha, të cilët kur i dëgjoj më flasin shumë më tepër sesa njerëzve të tjerë. Nëse unë në ndonjë farë mënyre arrij tua transmetoj këtë të tjerëve – kjo do t’i pasurojë dhe ata. Kuptohet se me kënaqësi, me sy dhe veshë të hapur, me të gjitha shqisat njihem me kultura të tjera, i dua, i përvetësoj. Kjo nuk më bën më pak bullgare. “

Svetlla Kjoseva është kryeredaktore e revistës dygjuhëshe për kulturën dhe jetën publike "Hemus", e themeluar në Hungari saktësisht 30 vjet më parë. Ajo është dhe përkthyese e poezisë dhe prozës bashkëkohore hungareze. Është redaktore e radiotransmetimeve në gjuhën bullgare në radion hungareze. Pyetjes se cili është vendi i botimeve të shtypura kulturore vitet e fundit, Svetlla Kjoseva i përgjigjet:

“Unë personalisht mendoj se libri i botuar e ka vendin e vet. Ka njerëz, të cilët preferojnë ta mbajnë në duar dhe të mund të shijojnë pamjen e tij në formë letre, por nuk duhet të harrohen dhe njerëzit, të cilët preferojnë të informohen nga interneti. Revista jonë është e ngarkuar në faqen e internetit të komunitetit bullgar në Hungari që nga viti 2011. Në faqet e saj me të vërtetë janë mbledhur materiale shumë të vlefshme dhe interesante, jo vetëm për bashkësinë bullgare në Hungari. Prandaj mendoj se që të gjitha format e mundshme janë të mira.

Kemi idenë që të prezantojmë në botim njëkohësisht dhe autorë bullgarë dhe autorë hungarez, që të mund të kthehet në një vend të vërtetë për takim midis dy letërsive. Kjo, më duket mund të përforcojë rolin e revistës sonë si një urë midis të dyja kulturave”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Svetlla Kjoseva, bolgarok.hu




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD