Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri bullgar i Kulturës dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari diskutuan hapjen e një qendre kulturore bullgare në Tiranë

Velislav Minekov dhe Donika Hoxha
Foto: Ministria e Kulturës

Ministri i Kulturës Prof. Velislav Minekov priti Ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, njofton në faqen e saj Ministria e Kulturës. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve tona si dhe mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës si për shembull shkëmbimin kulturor midis operave, baleteve dhe filarmonive kombëtare.

Ministri Minekov shprehu kënaqësi nga ajo që u arrit gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Shqipëri. Ai theksoi se do të bëjë hapat e domosdoshëm në lidhje me Programin e ri për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, që po diskutohet midis qeverisë së Bullgarisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Gjatë bisedimeve ministri i kulturës diskutoi idenë shumëvjeçare që në Tiranë të hapet një Qendër Kulturore Informative e Bullgarisë, për të cilën u diskutua edhe me Ministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë Elva Margariti, gjatë vizitës së tij javën e kaluar.

Ndër temat e diskutara ishin edhe mundësitë për lehtësimin e shkëmbimit të studentëve dhe nxënësve nga shkollat e arteve dhe kulturës, si dhe forcimi i turizmit kulturor midis dy vendeve.

Ambasadorja Hoxha theksoi se do të jetë mirë, që të rijnë bullgarë të përfshihen në iniciativën “Kryeqytet Evropian i Rinise” në Tiranë vitin 2022.

U diskutua edhe mbështetja e komuniteteve lokale me origjinë shqiptare dhe bullgare në vendet përkatëse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shfaqje interaktive rreth misterit të ujit ringjall eposin e lashtë trak

Eposi i lashtë trak merr jetë më 28 qershor nën tingujt e muzikës magjepsëse dhe koreografisë spektakolare në amfiteatrin e Qendrës Kulturore dhe Turistike "Akve Kalide" (Aquae Calidae)  në Burgas, informon Akademia "Orfika". Në shfaqjen interaktive..

botuar më 25-06-28 6.50.PD

"Martesa e Figaros" hap Festivalin Veror të Operës në Veliko Tërnovo

Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur. Programi do t'i ofrojë publikut opera, balet, muzikë simfonike, muzikalë dhe shfaqje koncertesh nga 27..

botuar më 25-06-27 5.05.PD

Bullgarët e suksesshëm në Los Anxhelos me një iniciativë të re muzikore

"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare..

botuar më 25-06-26 7.30.PD