Para pak kohe komuniteti shkencor raportoi për vëzhgimet e para të kastorit euroaziatik (Castor fiber), pas një mungese të species nga më shumë se një shekull e gjysmë nëpër trojet tona. Duke rrethuar një nga zonat e mbrojtura në Bullgarinë Veriore, pylltarët hasën diçka të çuditshme:
“Vëmë re pemë të rrëzuara dhe fillimisht menduan, se është një prerje të palejuar të pyllit – tregon inxhinierja Desisllava Cvjatkova. – Sapo u afruam pamë se në fakt kjo është një “prerje” shumë interesante dhe specifike. Doli se nuk është kjo që menduan, por ka të ngjarë që të jetë punë e një kastori.”
Zbulimi sensacional u bë në mesin e shtatorit 2020, por mënyra e jetesës së kastorit gjatë dimrit i pengoi shkencëtarët të vazhdojnë vëzhgimet e tyre. Me ngrohjen e motit filluan studimet e synuara dhe shpresat u justifikuan: në prill 2021 u bë regjistrimi i parë fotografik i kastorit Bobço, siç e quajtën zbuluesit e tij.
“Natyrisht, u gëzuam shumë sepse ishte një kohë e gjatë të përndjekjes, të vendosjes dhe të lëvizjes së kamerave, shikimi se si janë të kafshuara pemët... Ishte me rëndësi të fotografonim dhe të ta kishim bardhë e zi, se në fakt këtë kafshë e ka në Bullgari dhe konkretisht në këtë vend. Nuk e kemi parë në të gjallë, videot u xhiruan nga gjuetarë dhe peshkatarë, por gjetëm gjurmë të aktivitetit të tij jetësor – pemë të gërryera dhe të prera, grumbuj degësh, hapa. Kjo është një ngjarje interesante dhe e rëndësishme për Bullgarinë në tërësi” – është kategorike inxhinieria Cvjatkova.
Nuk dihet saktësisht se kur u zhduk kastori në Bullgari. Mbetjet skeletore nga gërmimet arkeologjike të viteve 1750 – 1850 japin informacion të besueshëm për habitatin e tij të fundit.
“Arsyeja e parë e gjuajtjes së tij në masë ishte ushqimi – kafshët e rritura arrijnë deri në 35 kilogram – shpjegon zoologu Dr. Nikollaj Koxhabashev (Nikolay Kodzhabashev). Arsyeja e dytë është lëkura e tij me cilësi të jashtëzakonshme, nga e cila prodhoheshin veshje. Disponojmë të dhëna nga regjistrat tregtare, nga të cilat bëhet e qartë se lëkurat e kastorëve të vrarë në Bullgari ishin shumë të shtrenjta për shkak të ngjyrës veçanërisht të vlefshme pothuajse të zezë. Ato kafshë persekutoheshin edhe për shkak të sekrecioneve vajore aromatike nga gjëndrat e kastorëve meshkuj dhe femra të përdorura në farmaceutikë dhe parfumeri.”
Gjatë viteve të fundit kastorët evropian u rifutën në Rumani, por nuk ka të dhëna zyrtare për përpjekje për t’u rivendosur artificialisht edhe në Bullgari.
“Një nga hipotezat mbi të cilat punojmë është se kastori ynë është nga këto kafshë të zhvendosura. Por hipoteza e dytë ka të bëjë me kafshët të cilat kanë qenë gjithmonë në natyrën e Bullgarisë. Duhet të bëhet analiza gjenetike e qimeve, jashtëqitjeve të freskëta apo materialit biologjik nga vetë kafsha, sepse ka shumë mundësi që të jetë një popullatë relikte që ka mbijetuar me kalimin e kohës. Dhe në se kjo është ashtu, atëherë këto kafshë do të jenë specia e vetme e popullatës jugore e mbijetuar fare në botë - thekson Dr. Koxhabashev.
Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim për numrin e kastorëve, ndërsa vendndodhja e saktë nuk njoftohet për arsye sigurie. Kastori evropian është i përjashtuar nga dokumentet e mbrojtjes së natyrës dhe Libri i Kuq i Bullgarisë si një specie e zhdukur në vend në mënyrë të pakthyeshme. Ka për t’u marrë masa për mbrojtjen e tij, për përmirësimin e statusit të tij të ruajtjes dhe të mbrojtjes së habitateve të tij.
Informacioni vizual u sigurua falas nga N. Koxhabashev, anëtar i ekipit që zbuloi kastorin evroaziatik në Bullgari. Artikullin e plotë në anglisht mund ta lexoni këtu.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..