Humori është një mjet i shkëlqyer për trajtimin e distancës sociale dhe të izolimit gjatë kohës së pandemisë. Prandaj ekipi i Muzeut të Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo, përhap një seri prej 20 video historish humoristike me personalitete të njohura bullgare. Përmes tyre spektatorët mund të "ngarkohen" me doza të mëdha të qeshurash, kujtime nga qyteti Gabrovo, me trillime, marifete, kërcime, karikatura, të qeshura, ide qesharake, humor e satirë. Videot e shkurtra në fjalë shpërndahen në kanalet sociale të Muzeut, si dhe në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.
Video-historitë janë të prezantuara nën formën e “videovaksinave” kundra humorit të keq. Sepse pohimi , se e qeshura e zgjat jetën nuk është një klishe e thjeshtë, por një fakt shkencor - lehtësimi i stresit ka një efekt pozitiv në shëndet dhe forcon sistemin imun, përveç se përmirëson mjaft dhe gjendjen tonë psikike - deklarojnë iniciatorët e projektit. “Kurse për ndryshe bota ka shpëtuar sepse është vaksinuar me shumë gëzim dhe hare-shton një nga pjesëmarrësit në historitë në video, duke e perifrazuar moton e Muzeut të qytetit Gabrovo, të shkruar nga Radoj Ralin: “Bota ka shpëtuar, sepse ka qeshur”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..