“Ky muze është jo vetëm një monument i kulturës dhe një objekt shumë i vlefshëm historik - ai është zemra dhe shpirti i fshatit tonë” në këtë mënyrë banuesit e fshatit Këkrina rreth qytetin Lloveç, motivojnë iniciativën e tyre për gjallërimin e qendrës të vendbanimit të vet. Projekti është i paracaktuar për të përmirësuar dhe siguruar zonën rreth muzeut “Hani Këkrinsko” dhe rezultati është tanimë në dukje. Qendra e fshatit piktoresk në Stara Pllanina ka fituar një pamje më tërheqëse në sajë të gjelbërimit të ri dhe infrastrukturës së modernizuar, në pritje të akoma më shumë turistëve.
Rikujtojmë se në fshatin Këkrina gjendet një nga muzetë e parë, kushtuar revolucionarit bullgar Vasill Levski. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Han Këkrinsko”, i cili ka strehuar revolucionarë të njohur dhe luftëtarë për çlirimin e Bullgarisë nga Sundimi Osman.
Në mëngjesin ogurzi të 27 dhjetorit 1872, në këtë vend kapin Vasill Levskin-Apostullin e Lirisë. Sot në oborrin e “Hanit Këkrinsko” mund të shikohet një gardh i ngritur i ngjashëm me atë që Levski u përpoq ta hidhte, që të shpëtojë nga zaptit turk. Fare afër gjendet dhe monumenti i heroit të pavdekshëm. Është bërë një restaurim i plotë i hanit.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..