Ministria e Punëve të Jashtme uroi të gjithë bullgarët në mbarë botën për Ditën e Iluministëve Popullorë.
“Në këtë ditë Bullgaria nderon krijuesit dhe mbrojtësit e shpirtit, gjuhës dhe kulturës bullgare. Kjo ditë është një shenjë e përjetshmërisë së veprës së tyre, të cilën ne e kujtojmë dhe e ndërtojmë. I shprehim mirënjohjen tonë bullgarëve jashtë vendit, të cilët me pozitën dhe veprimtarinë e tyre aktive civile ruajnë frymën bullgare jashtë vendit. Ne gjithashtu i drejtojmë mirënjohjen tonë të gjithë iluministëve dhe edukatorëve modernë. Në kohë sfidash na duhet puna juaj më shumë se kurrë!”, thuhet në urim.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..