Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Millushev – një iluminist modern nga qyteti Smoljan

“Në se asgjë nuk na lidh shpirtërisht, populli është i humbur...”, thotë bullgari 94 vjeçar

Foto: Radostina Çernokova

“Levski është një emenacion i shpirtit bullgar” shkroi Akad. Nikollaj Hajtov,  ndërsa një bullgar atdhedashës e pa ëndrrën e tij dhjetëvjeçare të realizuar gjatë verës – Apostullin e krijuar prej duarve të tij. Ai është 94-vjeçari Georgi Millushev nga qyteti Smoljan, llogaritar i pensionuar, krijues autodidakt dhe një nga iluministët modern, të cilët sikur e lidhin fillin midis së kaluarës, së tanishmes dhe së ardhmes.

Xha Georgi, siç e quajnë vendësit, është nismëtar, projektues dhe autor i bust monumentit të Apostullit në sheshin “Svoboda” (Liria) në qendrën e vjetër të qytetit Smoljan (Bullgari Jugore).


Vendi është i preferuar për takime nga banorët dhe turistët ndërsa në kopsht tashmë ka një monument të një rilindësi tjetër bullgar – Hristo Botev

Levski është heroi më i respektuar, më i padiskutueshëm, rilindës i Bullgarisë, luftëtar për çlirimin nga zgjedha osmane.  Kjo është arsyeja pse lindi ideja e monumentit – tha para BNR Millushev. – E fillova punën ngadalë, sepse jam autodidakt, nuk kamë bërë kurrë puna skulpturore. Dhe t’ju them drejt – ishte një detyrë e vështirë sepse nuk e kam dituritë e domosdoshme të anatomisë, të cilat i kanë profesionistët. Dhe me shumë kurajë dhe këmbëngulje ia dola për katër vjet.”

Financimi i nismës ishte fund e krye personal. Nja katër-pesë vjet ndante çdo muaj nga 50 leva nga pensioni i tij për të bërë monumentin. Ai e ripunoi disa herë. I vetëm, në muajt e ngrohtë të vitit, në oborrin e shtëpisë së tij nën një tendë. Kur projekti u bë gati, ai kaloi për miratim përmes një komisioni special nga tre piktorë.

“Entuziazmi i tij është një shembull për këtë se çfarë duhet të jetë një njeri gjatë gjithë jetës së tij” – thotë dhëndri i tij Kirill Asenov, një nga industrialistët dhe punëdhënës më të mëdhenj në rajon.

Deri në këtë verë monumenti i vetëm i revolucionarit Vasill levski në qytet ishte para godinës së Gjimnazit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore.

Unë kamë udhëtuar pothuajse në të gjithë Evropën dhe e di se sa të rëndësishme janë këto monumente për një komb. Popujt e tjerë për gjëra të vogla kanë bërë monumente për të lënë ndonjë gjurmë, një vulë historike. Smoljan është i privuar nga kjo gjë!” – me një farë dhimbje rrëfen Georgi, i cili pothuajse është përfunduar edhe projektin e dytë monumental, një bust monument i një rilindësi dhe revolucionar tjetër bullgar – Georgi Stojkov Rakovski.

Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Georgi Millushev vazhdon të lexoj nga dy libra në javë. I pëlqen romanet dhe biografitë historike, nga të cilat merr frymëzim për punën e tij mbi monumentet. Shtëpinë e ndërtoi vet, ndërsa në vitet 60-të të shekullit të kaluar projektoi dhe montoi automobilin e tij, i cili ishte një krenari familjare dhe një atraksion i vërtetë për bashkëqytetarët e tij. Ai e quajti makinën “RosVen” me emrin e dy vajzave të tij – Rosica dhe Venera. Sot, Xha Georgi thotë se një na pasuritë më të mëdha është që njeriu të ketë punë, dhe ajo të jetë motori i jetës së tij. Dhimbja e tij fshihet në mungesën e entuziazmit për kauzën e përbashkët në shoqërinë tonë, siç ishte dikur.

“Gjëja më e rëndësishme është të ketë harmoni mes njerëzve, të ketë humanizëm dhe respekt. U bëmë egoistë të mëdhenj, të vetëmjaftueshëm, mendojmë vetëm për veten, për përfitimet materiale. Asgjë shpirtërore nuk na lidh, nuk na bashkon. Shikoj e lexoj nëpër gazeta se çfarë analfabetizmi ka. Nxënësit janë injorantë, nuk dinë gjërat elementare. Një vend, kur mbyll shkollat, spitalet, kur mbyll teatrot - nuk ka dobi. Nëse ju humbni shpirtin tuaj, nëse humbni kulturën, nëse humbni karakterin - nuk ka popull. Këto gjëra i bëjnë njerëzit një popull!”

Përpilues: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Radostina Çernokova, korrespondente e BNR-së në Smoljan)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD