Fushata agresive politike lidhur me keqpërdorimin e qëllimshëm të temës së shtetësisë bullgare gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të bashkisë së Shkupit është një shembull tjetër i atmosferës së intolerancës së imponuar në Maqedoninë e Veriut ndaj qytetarëve të saj me identitet bullgar dhe ndaj Bullgarisë theksohet në një pozitë të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Shfrytëzimi i gjuhës së urrejtjes si instrument i opozitës politike të brendshme është kategorikisht i papranueshëm dhe një sjellje e tillë është mohim i vlerave themelore evropiane, thekson Ministria e Jashtme bullgare.
Republika e Bullgarisë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të nevojshme për vetë identifikimin e lirë dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mbrojtur ato në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Gjatë fushatës, kandidatja e pavarur Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, e cila fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie të Shkupit, u akuzua se kishte shtetësi bullgare, por e fshehu atë. “Unë quhem Danella Jovanovska, sipas emrit të gjyshit tim Dane, maqedonas nga Shkupi. E gjithë Maqedonia e di se kush i ka shitur interesat kombëtare maqedonase”, iu përgjigj ajo akuzave.
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..