Piktura e artistit Ilijan Kolev “Konstrukcion IX”, me të cilën ai mori pjesë në sallonin e vjeshtës në Paris, mori çmim nga juria e Shoqatës “Salon d’Automne de Paris”. Abstraksionisti u zgjodh për të marrë pjesë në sallon për të dytin vit radhazi nga një juri prestigjioze së bashku me 890 piktorë nga e gjithë bota.
Tabloja u dallua me punimet nga seksionet e ndryshme të sallonit: pikturë, skulpturë, dizajn, arte digjitale, gdhendje, arkitekturë, fotografi etj. Piktura e Kolev ka përmasa 100 me 81 centimetra dhe është punuar në teknikën - akrilik në kanavacë.
Salloni është një ngjarje kulturore vjetore jashtëzakonisht e suksesshme që mbledh 30 000 vizitorë çdo sezon, si dhe shumë koleksionistë dhe pronarë galeri.
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..