Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Histori për iluministët bashkëkohorë

Leo Kadeli – shqiptari me shpirt bullgar është fituesi i fushatës së Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2021”

4
Foto: Facebook / Miq, ndihmoni! - Leo Kadeli

“E mira fiton gjithmonë dhe nëse arrin të ndryshosh një person për mirë, atëherë ke arritur të ndryshosh të gjithë botën.” Kjo është filozofia jetike me të cilën po lëviz përpara fituesi i fushatës së Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2021”

Shqiptari me shpirtin bullgar” kështu e quajnë Leo Kadeli, sepse ai ka një mision – të ndihmojë njerëzit në Bullgari. Ka 15 vjet që kur Leo jeton në Bullgari dhe 5 vitet e fundit i është përkushtuar idesë për të gjetur bullgarë fisnikë dhe për t’i bashkuar ata për të ndihmuar bashkatdhetarët në nevojë. Ai është krijuesi i një platforme të njohur interneti “Miq, ndihmoni!”, së cilës tashmë i janë bashkuar mbi 80 000 njerëz. Bullgarët që jetojnë në mbarë botën përgjigjen më shpejt. Të gjithë marrin pjesë sipas aftësive të tyre - me donacione personale, punë pa pagesë, transport. “Miq, ndihmoni!” iu përgjigj kërkesave të familjeve për të cilat është e pamundur të paguan faturat e shtëpisë, për të tjerët blejnë karrige me rrota për invalidë, furnizojnë dru zjarri apo thjesht ushqim… Dhe kështu më shumë se 9 mijë njerëz në Bullgari kanë marrë ndihmë. “Për disa mund të jetë e vogël, por për ata që nuk e kanë, është gjithçka”, tha Leo në një intervistë për BNR, përderisa ishte i nomunuar për iluminist bashkëkohor.

“Ne kemi bërë mbi 300 riparime të mëdha për njerëzit në nevojë të madhe, kemi blerë shumë mobilie. Gjithçka është pa sponsorë, pa reklama, vetëm me punën dhe fondet e veta. Personi i fundit që ndihmuam kohët e fundit ishte gjyshja Marija, 97 vjeç nga Tërgovishte. Ajo jetonte në kushte shumë të vështira, pa banjë dhe, natyrisht, në jetën e saj nuk kishte qenë kurrë në një restorant. Kur ajo e ndau këtë me ne, e çuam në një restorant në mbrëmje. Ajo ishte shumë e lumtur. Është shumë e rrallë që një kompani ndërtimi të dhurojë materiale, gjithçka e siguroj vetë dhe me miqtë e mi. Kompanitë e mëdha janë të interesuara vetëm për fitim. Ne nuk kemi fitim, secili jep atë që mundet, unë e bëj i pari, por shumë njerëz më ndjekin.”

Viti i kaluar i vështirësive dhe sprovave, kur bota fjalë për fjalë u mbyll për shkak të pandemisë, hapi një fushë reflektimi për njerëz si Leo. Ai vuri re një ndryshim te njerëzit - ata u bënë më të dhembshur dhe kërkuan një kauzë për të investuar punën dhe kohën e lirë. Kështu grupit “Miq, ndihmoni!” iu bashkuan njerëz me profesione të ndryshme, mes tyre edhe profesorë, politikanë, drejtorë shkollash e shumë të tjerë. “Tashmë jemi si një institucion, sepse na jepen lloj-lloj sinjalesh shumë serioze për njerëzit në nevojë, në prag të mbijetesës”, thotë bamirësi.

“Gjesti është i rëndësishëm për mua. Para pak kohe një vajzë, me kërkesën time, vizitoi një grua 92-vjeçare, e cila thur pantofla leshi. Bleva gjithçka përmes saj dhe ua dhurova njerëzve në nevojë. Pantoflat nuk kushtojnë miliona, mund ta blej, 100 leva tashmë nuk janë shumë, por për disa janë të dobishme. Për më tepër, kjo grua nuk lyp, por del me punën e saj, me dinjitetin e saj, për të ndihmuar veten.”


“Nëse më ndodh të fitoj çmim “Iluminist i vitit”, do t’ia jap atë personit të fundit në fshatin më të largët që ka bërë diçka të mirë, edhe nëse ka ndihmuar dikë në nevojë me një tullë ose një copë bukë. Ai që nuk ka asgjë, por gjithsesi ndihmon, e meriton më shumë çmimin”, është i sigurt Leo Kadeli.

Dhe në konfirmim të besimit të tij se e mira fiton gjithmonë është testamenti i mësuesit Petër Dënov: “Edhe e mira më e vogël që bëni do t'ju vijë në ndihmë në një kohë të vështirë dhe do të kthehet tek ju për t'ju shpëtuar nga fatkeqësia”.

Përpilues: Gergana Mançeva (sipas intervistës së Diana Donçeva, BNR - “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Miq, ndihmoni! - Leo Kadeli



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD