Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimensionet aktuale të dhurimit në Bullgari

Kriza i ka bërë bullgarët bujarë dhe mbështetës

Donacionet nga privatët në vend janë rritur me gati 30%

Foto: pixabay

“Solidaritet” është fjala me të cilën mund ta lidhim vitin 2020 –një vit krize shëndetësore, sociale dhe ekonomike me shtrirje globale dhe pasoja negative afatgjata. Në sfondin e normës së jashtëzakonshme të rritjes së Covid-19, ishim dëshmitarë të një vale të madhe ndjeshmërie, kujdesi dhe mobilizimi njerëzor - ky është një nga konkluzionet e mëdha, të cilat i bën Forumi Bullgar i Dhurimit në analizën e vet për vëllimin dhe tendencat në dhurimin tek ne. Studimi bëhet për vit të 14 të radhës, ku në edicionin e fundit llogaritet një vëllim i jashtëzakonshëm prej 19% të dhurimeve të bëra financiare prej kompanive, fondacioneve, personave fizikë dhe tregtarët individualë për vitin e kaluar 2019. Shuma e përgjithshme del në 117 237 895 leva, saktëson Krasimira Veliçkova,  drejtoreshë e Forumit Bullgar të Dhurimit. Sferat shëndetësore, sociale dhe arsimore mbeten me prioritet për dhuruesit privat në Bullgari.

“Konkluzioni kryesor nga analiza është se, njerëzit në Bullgari gjatë vitit 2020 kanë qenë jashtëzakonisht bujarë dhe kuptohet në solidaritet me përpjekjet e përgjithshme për të përballuar Covid krizën. Pothuajse 30% janë rritur dhurimet prej personave privat në vend, ku ata kanë dhuruar afro 15 milionë leva” - sqaron Veliçkova në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Bllagoevgrad.

Krasimira Veliçkova

Rikujtojmë se, bullgarët u vunë dhe në vendin e 45 për nga bujaria për vitin 2020 në studimin më të autoritetshëm, i cili e mat bujarinë në 114 shtete-Indeksi Botëror Dhurues të KAF 2020 (CAF World Giving Index). Kjo është dhe pozita më e lartë, deri tek e cila është ngjitur vendi ynë që nga krijimi i indeksit gjatë vitit 2009.

Bullgari dhuron sipas traditës më tepër për kauza sociale, por në përgjigje të krizës është rritur pjesa e dhuruesve për shëndetësinë - nga 42% deri më 56%. Si dhenë vitet e mëparshme me një aktivitet më të lartë dhurues dallohen njerëzit në moshë 30 deri më 50 vjeç, banuesit ekonomikisht aktiv në qytetet e mëdha.

49% nga shuma e përgjithshme e dhuruar për vitin vjen prej kompanive - këto janë pak mbi 58 milionë leva. “Gjatë vitit të kaluar dhurimet e bëra prej kompanive, bullgare dhe ndërkombëtare, i tejkalojnë dhurimet e fondacioneve -sqaron Veliçkova.

Sektori shëndetësor dhe ai social ishin më të ndihmuarit përmes dhurimeve gjatë vitit të kaluar dhe e zëvendësuan kauzën tradicionale numër 1 të dhurimit bullgar - arsimin, tregon akoma analiza. 

Dhurimet e fondacioneve për vitin 2020 në Bullgari po shënojnë një ulje të lehtë me 3% dhe dalin në mbi 44 milionë leva. Këto para kanë qenë të orientuara kryesisht drejt përballimit të pasojave  sociale dhe ekonomike nga kriza përmes përkrahjes së grupeve të ndryshme të cenueshme - fëmijë dhe njerëz të rritur me aftësi të kufizuara, njerëz të moshuar të cilët jetojnë vetëm, familje në një varfëri të madhe e të tjerë.

“Pas shifrave në analizë, në radhë të parë, shoh një sjellje natyrale të përgjegjshme të donatorëve bullgarë në krizë. Vumë re një forcim të aktivitetit dhurues në të gjithë botën. Kjo është një gjë tepër karakteristike - kur ka krizë, të ketë dhe një valë të një ndjeshmërie. Gjëja tjetër e cila qëndron pas shifrave është besimi i madh që është treguar në komunitetin e donatorëve për ata që mund të bëjnë punë në terren. Për shembull ndaj organizatavecivile” - përgjithëson Krasimira Veliçkova.

Përpiloi: Vesella Krësteva/ në bazë të intervistës së Rosinka Prodanovës për BNR-Bllagoevgrad/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD