Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim /BERZH/ parashikon se ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 4.2% në 2021, duke kompensuar rënien me 4.2% në 2020. Kjo është një rënie në krahasim me vlerësimin e qershorit të BERZH-it, sipas të cilit pritej që PBB-ja e vendit të rritet me 4.5% deri në dhjetor.
Në raportin e nëntorit "Perspektivat Ekonomike Rajonale", BERZH premtoi rritje të PBB-së në Bullgari në 2022 me 4.4%. Parashikimi është 0.4% më i lartë se në qershor, kur pritej një rritje prej 4 për qind.
Normat e ulëta të vaksinimit kundër Covid-19 dhe kriza e vazhdueshme politike janë shënuar si rreziqe negative për ekonominë bullgare, vuri në dukje BERZH.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...