Me emrin e Josif Cankovit lidhen faqet e para të historisë së të ashtuquajturit "zhanër argëtues" në vendin tonë, skuadrat e para kombëtare (të meshkujve dhe femrave) të basketbollit, pllakat e para të gramafonit të prodhuara në Bullgari. Josif Cankov është një nga themeluesit e Radios Kombëtare Bullgare, një nga kompozitorët më të dashur dhe më të kërkuar në vitet 1930 dhe në fillim të viteve 1940, i cili përjetoi kulmin e tij të dytë si artist në vitet 1960.
Ai lindi 110 vjet më parë në Ruse, në një familje të pasur. Është marrë me muzikë që në fëmijëri, ka luajtur në piano dhe ka folur disa gjuhë të huaja. Me insistimin e prindërve u diplomua për drejtësi, por që si student kompozoi këngët e para. Ai ka krijuar më shumë se 500 vepra muzikore.
Me rastin e 100-vjetorit të kompozitorit, këngëtarët e estradës bullgare bënë regjistrime të reja të disa prej hiteve të tij.Që nga viti 2020 fitoi famë projekti i Velisllav Stojanovit - një trombonist, kompozitor dhe aranzhues i shkëlqyer, nipi i Josif Cankov, i lindur pas vdekjes së gjyshit të tij të famshëm. Velisllav Stojanov tregon se përmes projektit të vet "Takim me gjyshin Jozhi" realizon një lloj takimi me muzikën e doajenit, që është një dokument i bukur i asaj epoke.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..
Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas. “Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova..
Më 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli. Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të..