Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e shpalljeve për punë në distancë

Certifikata e gjelbër tani shfaqet si kërkesë

Foto: unsplash

Po vazhdon të vihet re një rritje e propozimeve për punë nga shtëpia, ose punë në distancë dhe pjesa e tyre gjatë muajit tetor është 13,5%. Shtimi kundrejt muajit të mëparshëm është me 7%. Për katër muajt e fundit kjo rritje është 29%, tregon një studim i dinamikës së tregut të punës tek ne, të përgatitur nga një HR kompani dhe një sajt i njohur i karrierës.

Si tërësi gjatë muajit tetor është regjistruar një ulje e shpalljeve të publikuara për punë - numri i tyre është pothuajse 44 000, që është me 8,4% më pak në krahasim me muajin shtator. Nëse bëjmë krahasim mbi bazë vjetore do të vëmë re se, shpalljet janë me 55% më shumë nga tetori i vitit 2020.

Në vend të parë për nga numri i vendeve të reja të lira të punës po vazhdon të jetë sektori "Tregti dhe shitje" - me 21%. IT-dega gjithnjë e më bindshëm po e mban pozitën e dytë, duke e shtuar pjesën e vet nga 16% në 18%, kurse në vend të tretë mbetet “Prodhimi” me 15%.

Për një sërë pozicionesh po fillon të vihet re tendenca të kërkohet nga kandidatët ekzistenca e të ashtuquajturit certifikatë të gjelbër, i cili vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit kundër Covid-19 ose kalimin e sëmundjes. Për momentin numri i shpalljeve me kërkesa të tilla është shumë i vogël (vetëm 0,2% nga të gjithë) por, në ngjashmëri të shteteve të tjera është e mundur që ai të rritet për shkak të sëmundshmërisë së lartë dhe domosdoshmërisë nga ofrimi i kushteve të parrezikshme për punë. Tani për tani shpalljet dominuese me një kërkesë të tillë janë në sektorët “Hotele dhe restorante” dhe “Aktivitete të Shërbimit, venë në dukje autorët e studimit.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD