Në sektorin e shëndetësisë ka korrupsion - kështu mendojnë 60% e bullgarëve. Megjithatë, vetëm 18 për qind e atyre që janë hasur me praktika të tilla kanë sinjalizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Global Metrics, i kryer në gjysmën e dytë të majit, i porositur nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore.
Sipas studimit, gjatë pandemisë Covid kanë dalë shumë probleme, si neglizhenca e të sëmurëve kronikë, prevenca e pamjaftueshme, niveli pothuajse zero i kujdesit post-spitalor, aksesi i kufizuar tek specialistët për një pjesë të popullsisë së vendit, protokollet e gabuara të trajtimit etj. Problemet lidhur me mungesa e personelit, si dhe baza e pamjaftueshme materialo-teknike në disa nga institucionet mjekësore, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Gjysma e të anketuarve pohojnë se nuk kanë pasur kontakte me spitale në 5 vitet e fundit. Shumë prej tyre janë të mendimit se në spitalet private mjekët janë më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Prandaj, 72% e bullgarëve të anketuar dëshirojnë të trajtohen në spitale private nëse kanë mundësi financiare.Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..