Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamjet e fotografit Simeon Gajtanxhiev – momente të kapura të historisë

7
Foto: arkiv personal

Pandemia e Covid-19 na detyroI të rimendojmë mënyrën tonë të jetesës dhe të udhëtimeve, duke stimuluar turizmin vendas. Por, një territor jo mjaft i studiuar prej tij janë të ashtuquajturat objekte urbex, me të cilat mund të ndeshemi  në çdo një qytet ose fshat bullgar. Turizmi urbex ka adhuruesit e vet në të gjithë botën , kurse interesi ndaj studimit të fshatrave të shpopulluara, godinave të braktisura, tuneleve, fabrikave dhe uzinave në shkatërrim të sipër nuk pushon duke u rritur.

5 vende kulti për “turizmin dark” në BullgariVende të ngjashme jo rrallë kanë një lavdi të zymtë, ato janë të pa mirëmbajtura dhe të rrezikshme, të pista, jomiqësore, dhe madje të përhumbura dhe të banuara prej fantazmave. Por, për shumë njerëz pikërisht këtu është  hijeshia e tyre. Nganjëherë kjo i mbron ato nga bastisjet dhe i lejon kërkuesit e emocioneve të forta të pajisen me artefakte të ndryshme, dëshmi për jetën ose punën e banuesve të dikurshëm.

Akoma duke qenë nxënës fotografi Simeon Gajtanxhiev është i magjepsur nga zbulimi dhe studimi i objekteve të tilla.

“Fillimisht çdo gjë filloi nga një kureshtje thjesht fëmijërore, por pak nga pak vendosa, se mund të përfitoj nga këto vende duke bërë diçka të veçantë sesa të shëtis kot rreth tyre” – tregon ai në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë.

Pasioni i tij lidhur me fotografinë eksperimentale e detyron ti përkushtohet krejtësisht, duke  u regjistruar në degën e specializuar në Akademinë Kombëtare për arte teatrale dhe të filmit “Krëstjo Sarafov”. Ekspozita e tij e diplomimit përbën një udhëtim të vërtetë nëpër birucat e kryeqytetit. Pas shëtitjeve të gjata dhe një sasi të madhe të kuadrove të fotografuara, ai i bën fotografitë e tij të “gjallërojnë “ me ndihmën e një teknike speciale, të përdorur akoma gjatë shekullit të 19.

“Vula vajgome është zhvillimi i një procesi më të vjetër nga fundi i shekullit të 19 të quajtur goma arabike / rrëshirë e fortë transparente, e prodhuar nga lëngu i dy llojeve të akacies/. Te të nga imazhi digjital me ndihmën e një ekspozuesi nxirët një kuadër në një përmasë të caktuar. Ai vendoset mbi gomën arabike dhe me ndihmën  e dritës ultravioletë , ajo formon një relief mbi kuadër. Kjo i jep një pamje  shumë më  kontraste dhe foto realiste.”


Kjo teknikë është kureshtare dhe sepse çdo një kuadër i një objekti të dhënë, i paraqitur përmes saj, duket në mënyrë të ndryshme dhe është kaq ndikues, sikurse është një pikturë e pikturuar.

Sipas Simeonit, shpërndarja e imazheve të fotografuara prej tij dhe prej shumë fotografëve të tjerë të bizhuterive arkitekturore nga çdo një qytet bullgar, mund t’u rikujtojë  kalimtarëve vlerën e tyre historike dhe ta përqendrojë vëmendjen e shoqërisë mbi temën mjaft të dhimbshme për ruajtjen e tyre.


Ndër objektet më intriguese "të kapura" nga fotografi janë disa nga tunelet ende të kalueshme, që ndodhen poshtë Sofjes.

“Vendi më i famshëm i tillë është bunkeri i cili shtrihet nën Parkun Jugor. Thëniet për të tregojnë se, tunelet e tij janë jashtëzakonisht të gjatë dhe arrijnë deri tek Këshilli i Ministrave dhe Presidenca. Kjo, sipas meje është e pamundur, sepse pothuajse të gjitha objektet e tilla të ngjashme gjendet nën kodra natyrore.”

Tunelet e nëntokës për të cilët flitet më shpesh në kryeqytet janë ato, të cilat gjenden nën godinën e ish mauzoleut të njërit prej drejtuesve  të Partisë Komuniste Bullgare të dikurshme, Gjeorgji Dimitrov. Legjenda tregon se, ka lidhje midis Bankës Popullore Bullgare me Këshillin e Ministrave dhe Presidencën por nuk dihet se çfarë pjese prej tyre janë të kalueshme. Deri tani janë shpërndarë jo pak ide për socializmin e kësaj infrastrukture nëntokësore, mes të cilave është dhe dëshira e Bashkisë së Kryeqytetit të kthejë një pjesë prej saj në një galeri artistike, por tani për tani që të gjitha mbeten të parealizuara.

Derisa të presë një moment të përshtatshëm për një shëtitje nëpër të ashtuquajturat “tunele të pushtetit”, Simeon nuk ndalet për të zbuluar objekte të reja e të reja madhështore nga periudha e socializmit, të zhytur në një haresë. Mes tyre janë nënreparte ushtarake, depo hekurudhore, ndërmarrje të grabitura dhe simbole të tjera të mirëqenies së dikurshme industriale dhe shoqërore të vendit tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Simeon Gajtanxhiev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD