Këngëtari, poeti dhe autor i dhjetëra hiteve, Mihaill Bellçev është ndër artistët më të njohur dhe më të dashur në fushën e estradës bullgare. Në gusht ai mbushi 75 vjeç. Mihaill Bellçev do ta festojë jubileun e vet me një koncert në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ai zgjodhi datën 8 nëntor, sepse atëherë është Dita e Kryeengjëllit Mihaill, kur së bashku me shumë bullgarë të tjerë artisti i njohur feston ditën e emrit. Interpretuesi i dhjetëra hiteve ka ftuar kolegë të brezave të ndryshëm, të cilët do të shfaqen bashkë me të në skenë. Para Zheni Monevës, një kolege nga Radioja Kombëtare Bullgare, Mihaill Belçev tha:
“Mendoj se do të jetë një koncert i bukur, miqësor – diçka që do të tregojë se kënga jonë argëtuese meriton admirim. Poezia dhe muzika do të “sundojnë” sonte. Shpresoj që njerëzit të ndihen mirë dhe të harrojnë të paktën disa nga problemet e tyre. Për mua, përvjetori është një festë e këndshme. Jam i lumtur që mund të mbledh publikun tim, miq, kolegë, të gjithë ata që e duan muzikën bullgare”.
Mihaill Bellçev është më shumë se 50 vjet në skenë. Si këngëtar dhe autor këngësh ai ka marrë dhjetëra çmime, si dhe çmime të mëdha shtetërore, por, si çdo artist, vlerëson veçanërisht njohjen e publikut.
“Çdo këngë e imja ka një legjendë, tregon një histori. Është mirë që shumica e tyre janë të gjalla, që “marrin frymë”, me to njerëzit kujtojnë takime, ndarje, dashuri...” – tha Mihaill Bellçev.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana..
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120..