Bullgaria është ndër pesë vendet anëtare të BE-së ku punëtorët me pagë minimale mbeten me më pak se gjysma e të ardhurave të tyre pasi paguajnë qiranë (vendet e tjera janë Spanja, Luksemburgu, Hungaria dhe Portugalia). Këtë e bëri të ditur Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/, duke iu referuar një studimi të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, të bërë në prag të shqyrtimit të ardhshëm të Direktivës për pagat minimale adekuate në Parlamentin Evropian, njoftoi reporterja Maria Kostova.
Sipas të dhënave të KNSB, pagën minimale - 650 leva / 332 euro / e marrin 500 mijë bullgarë që punojnë. Të ardhurat neto të nevojshme për mbajtjen e një të rrituri që jeton i vetëm në Bullgari janë 1069 leva / 546 euro / në muaj.Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...