Hyrja në vitin e ri pa buxhet për shkak të mungesës së parlamentit është një rrezik i madh, tha për BNR Petër Ganev, një studiues me përvojë në Institutin për Ekonominë e Tregut.
Sipas ligjit, buxheti për vitin 2022 duhej të parashtrohej në parlament për diskutim dhe miratim deri më 31 tetor. Nëse qeveria formohet në dhjetor dhe deri atëherë nuk ka buxhet të miratuar nga parlamenti, ekziston rreziku që në vitin e ri të hyjmë pa ligj për shpenzimet publike. Atëherë qeveria mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit të mëparshëm në muaj dhe këto para do të jenë jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Në rast mungese të një qendre të fortë pushteti, "të gjithë rreth qeverisë mund të përpiqen të marrin iniciativën dhe vazhdimisht të propozojnë kosto të reja," tha në përfundim eksperti.Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..
Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e..