Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e vetme e çmimit “Për merita të përgjithshme”.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë ky çmim për mua. Fillova me pasqyrimin e Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 dhe tashmë ka 10 Olimpiada verore dhe 10 Olimpiada dimërore të cilat i kam mbuluar”, komentoi Nedjallkova dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë viteve të kaluara. Ajo është anëtare e stafit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/, përgjegjës për transmetimin e produksioneve të mëdha ndërkombëtare dhe forumeve sportive. Dashuria e saj e madhe për të punuar dhe aftësitë e saj poliglote i kanë bërë përshtypje menaxhmentit të televizionit gjerman ZDF dhe ajo u tërhoq nga media.Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale..