Paraditen e së enjtes në fushat dhe luginat e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë kushte për mjegull. Mbi rajonet lindore moti të jetë kryesisht i kthjellët. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 4 gradë. Gjatë ditës dukshmëria do të përmirësohet në të gjithë vendin dhe vranësira do të çahet, por në disa vende do të mbetet, ndërsa në zonat lindore do të kemi mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, në Sofje deri në 9 gradë.
Në male do të kemi mot kryesisht me diell, me erë mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë deri në 11 °, në 2000 metra - rreth 8. Në vendpushmin Borovec në malin Rilla dhe në rajonin e shtëpisë malore Aleko në Vitosha termometrat do të tregojnë deri në 9 °, dhe në Pamporovo në malin e Rodopeve deri në 15 °.
Të premten temperaturat do të rriten me 1-2 gradë.Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..