Presidenti Rumen Radev është shumë afër fitores së zgjedhjeve në raundin e parë, ndërsa në rast balotazhi kundërshtari i tij do të jetë prof. Anastas Gerxhikov. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me mjete të veta në periudhën 04 – 08 nëntor 2021. Presidenti i tanishëm është në krye me 48.3% kundrejt 25.6% të Gerxhikovit. Nëse do të ketë balotazh apo jo varet nga pjesëmarrja elektorale. Sipas ligjit, për të pasur një zgjedhje në raundin e parë, duhet të votojnë të paktën 50% e votuesve, ose mbi 3.35 milionë njerëz.
Sipas sociologëve, 6 ose 7 parti do të hyjnë në parlament, por formimi i qeverisë do të jetë i vështirë. GERB tani për tani fiton më shumë vota /25.4%/, në vend të dytë është partia "Po e vazhdojmë ndryshimin"/ 17.3%/, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ /15.6%/. "Ka një popull të tillë" /ITN/, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe "Bullgaria Demokratike" luftojnë për vendin e katërt me përqindje të afërta - midis 10 dhe 12%. "Ngrihu BG! Ne po vijmë!” fiton 4.2% vota dhe ka shans për të hyrë në Parlament.
Sipas Mediana, edhe pse GERB është partia më e fortë, për momentin nuk duket e mundur të kthehet në pushtet. Ata theksojnë se formimi i qeverisë do të jetë i vështirë, pasi do të duhet të paktën një koalicion katërpartiak.
Të dhënat janë nga një anketim i agjencisë sociologjike “Mediana”, i realizuar me fonde vetjake në periudhën 04 – 08 nëntor 2021.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..