Një nga koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 nëntorit njoftoi se ka pasur një furnizim të ri të parregulluar me makina votimi dhe shprehu dyshime për manipulime të ardhshme. Kompania Ciela Norma, furnizuese e makinave, tha për BNR se ky është një lajm i rremë. 199 makinat në depon private të kompanisë nuk janë të reja, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Veselin Todorov. Ai e ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/ me një letër për ekzistencën e tyre dhe ka kërkuar që 427 pajisjet e diskutueshme të përdoren për pjesë këmbimi.
KQZ-ja e ka informuar Ministrin e Brendshëm për makinat në fjalë dhe ai ka dhënë urdhër për kontroll. Tashmë ka një prani të shtuar të policisë përpara magazinës së kompanisë.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..