Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ nuk ka dhënë leje dhe nuk do të lejojë që makinat shtesë të votimit të dorëzuara jashtë prokurimit publik të përdoren në zgjedhjet e 14 nëntorit, qoftë edhe në formën e pjesëve të këmbimit. Këtë e bëri të ditur për BNR zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov, pasi u bë e qartë se kompania-furnizuese “Ciela Norma” ruan 427 pajisje shtesë. Ka mospërputhje në shpjegimet e kompanisë, komentoi Tomov.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Kryeprokurorit me kërkesën për të kontrolluar nëse ka prova të një krimi në dorëzimin e makinerive nga “Ciela Norma” jashtë prokurimit publik.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..