“Pasiguri – për të nesërmen tonë, për faturat e korrentit, për këtë nëse do të mundim të marrim në punë një personel, cilat do të jenë masat e radhës të pushtetit kundra shpërndarjes së virusit”- në këtë mënyrë Malin Bistrin, kryetar i Bashkimit të Biznesit Turistik në qytetin Bansko, komenton situatën me të cilën përballet industria.
Në mesin e valës së 4 epidemike, biznesi turistik në një nga vendpushimet tona më të mëdha të skive - Bansko po përgatitet për një sezon të radhës në kushtet e epidemisë së koronavirusit. “Tanimë prej 2 vjetëve jemi në një situatë pandemie, kurse shteti akoma nuk ka një plan të punuar, i cili të vizatojë veprimet tona në një situatë të tillë” - habitet Malin Bistrin dhe shton se asnjë në këtë etapë nuk mund të parashikojë sesi do të zhvillohet kriza me koronavirusin, a do të ketë një bllokim të ri dhe masa shtesë kufizuese për biznesin.
E reja sivjet janë vaksinat dhe kërkimi i certifikatës së gjelbër. Në sajë të tyre vendpushimet dimërore në Evropë hapen për turistët. Hapen dhe vendpushimet tona, në këtë numër dhe Bansko, me premtim për një respektim të përpiktë të masave kundra epidemiologjike. “Ne jemi tanimë 50% të vaksinuar, kurse posaçërisht personeli im është 99% i vaksinuar dhe punojmë në mënyrë mjaft të suksesshme”, thotë Bistrin.
Dhe akoma:
“Unë personalisht jam “për” certifikata të tilla, si dhe për vaksinime më të shumta, sepse kështu jepet mundësi për një hap drejt rivendosjes së turizmit, me fjalë të tjera të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mund të vizitojnë shtete të ndryshme dhe pushimore të ndryshme. Dhe kjo do t’u japë qetësi miqve në vendpushimin tonë, por dhe vizituesve në Bullgari në tërësi”.
Ecuria e rezervimeve është një rreze shprese pas dy sezoneve të vështira të radhës për Banskon. Gjatë muajve të ardhshëm industria mbështetet më tepër tek turistët bullgarë, të cilët dhe vjet dominonin në vendpushim. Përveç tyre, priten miqtë tradicionalë nga vendet fqinje ballkanike, si dhe nga Britania e Madhe. Ka mjaftë regjistrime nga Izraeli, ka një interes dhe nga Rusia, meqenëse Bullgaria e njohu vaksinimin e turistëve të huaj me vaksinën ruse Sputnik V. Shpresat në këtë moment janë të drejtuara ndaj shteteve nga Evropa Qendrore, ekonomitë e të cilave nuk janë në krizë. “Bëhet fjalë për turistët nga Çekia, Polonia, Sllovakia të cilët erdhën vitin e kaluar, e vlerësuan Banskon si një vendpushim me pista të mira dhe çmime të arsyeshme, dhe tani po presim përsëri të na vizitojnë” - pohon Malin Bistrin.
Por, problemet e lidhura me mungesën e parashikueshmërisë sikurse mbizotërojnë. Mes tyre janë çmimet në rritje të energjisë elektrike dhe të karburanteve. “Nuk ka sesi të mos t’i ngremë sikurse pak fare çmimet, që të mund të shpëtojmë” - pohon Bistrin dhe shton:
“Jemi në një gatishmëri të plotë. Hotelet tona janë të ngrohta, vatrat punojnë. Matësi i energjisë elektrike rrotullohetdhe në fakt i paguajmë shpenzimet pa e ditur nëse në përgjithësi do të kemi të ardhura dhe nëse do të punojmë. Përveç kësaj jemi të vështirësuar nga mungesa e personelit. Pasiguria po i pushton dhe të rinjtë dhe profesionalistët më të moshuar. Kemi raste, në të cilat kuzhinierë ose recepsionistë me përvojë, në të cilët në kemi investuar vite të tëra përpjekje për zhvillimin e tyre, ikin duke deklaruar: “O, shef, preferoj të jem shofer i një kamioni, por të kem njëfarë sigurie. Dhe jo si këtu - na hapin, na mbyllin, vazhdimisht jemi të ndjekur nga mijëra institucione, vijnë, na gjobojnë pa e ditur se cilat janë ndryshimet e kështu me radhë.”
Vendpushimet bullgare do ta hapin stinën e dimrit pa një kërkesë për certifikatë të gjelbër dhe përdorimin e maskave mbrojtëse në rajonin e teleferikëve dhe në zonat e skive. Por, në Bansko dhe në vende të tjera tanimë po shqyrtohet rritja e çmimeve të kartave për pajisjet, të cilat mbase do të kushtojnë rreth 100 leva /rreth 50 euro/ në ditë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Pixabay, banskoski.com
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe..