Gjithsej 751 do të jenë seksionet jashtë vendit në zgjedhjet “2 në 1” më 14 nëntor. Ata do të jenë në 68 shtete. Me makina do të votohet në 21 shtete. Numri më i madh i makinave – 96, pritet të punojnë në Turqi.
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe përfaqësitë konsullore bullgare u përballën me sukses organizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit. Gjithçka sa i përket organizimit dhe logjistikës u krye, raportoi kryetari i grupit special të punës së votimit Ivan Kondov. “U siguruan ambiente, mjete teknike, fletat e votimit dhe makinat u dërguan dhe në shumë vende tashmë mbërritën”, saktësoi ai. Sa u përket vështirësive në procesin e organizimit Kondov theksoi:
“Një problem i madh mbeten afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Kur ai u hartua, ndoshta kishte një numër shumë më të vogël bullgarësh jashtë shtetit. Tashmë përballemi me një numër të madh seksionesh, mijëra anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve, një numër të madhe letrash zgjedhore dhe tashmë është e qartë, se afatet e parashikuara në ligj nuk janë të mjaftueshme, sepse kemi një punë të dyfishuar, të mos themi dhe të trefishuar, e cila duhet të kryhet në të njëjtën kohë. Vështirësi hasim edhe me afatet për emërimin e anëtarëve të komisioneve sektoriale zgjedhore. Përfaqësuesit e partive në to emërohen shumë vonë”, tha Ivan Kondov dhe bëri thirrje që Kuvendi i ardhshëm Popullor të shqyrtojë ndryshimet në legjislacion ose të zgjidhë çështjen duke pranuar mundësinë e votimit me postë.
Ekziston rreziku i kufizimeve më të rrepta të udhëtimit në kohën e mbetur deri në ditën e zgjedhjeve dhe mund të ketë pengesa për votimin të shkaktuara nga situata epidemike në vende të veçanta. Sidoqoftë në etapën e tanishme nuk ka ndryshime, të cilët mund të vështirësojnë procesin zgjedhor jashtë kufirit, siguroi Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Probleme të konsiderueshme Kondov raportoi edhe në trajnimin e anëtarëve të komisioneve të seksioneve jashtë shtetit, si dhe në publikimin me vonesë të udhëzimeve metodike të domosdoshme për anëtarët e tyre.
Për sa i përket sigurimit teknik të votës në rast raundi të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Ivan Kondov ishte kategorik, senëseMPJ nuk do të marrë dokumentet zgjedhore dhe makineritë deri në mëngjesin e 16 nëntorit, do të jetë shumë e vështirë të garantohet furnizimi i tyre në afat deri më 21 nëntori. Jo zyrtarisht ministria u vu në dijeni, se mund të imponohet që të dërgohen edhe 416 makineri të tjera për balotazhin e mundshëm të dielën e 21 nëntorit, pasi nuk ka mundësi për riinstalimin e makinave tashmë të dërguara. Prapëseprapë ende nuk ka vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një domosdoshmëri të tillë.
MPJ u falënderoi bashkësive bullgare jashtë shtetit, të cilët janë në thelbin e organizimit të votimit aty. Më se 4000 janë anëtarët e komisioneve të seksioneve zgjedhore, dhe afro 3000 prej tyre janë përfaqësues të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë shtetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, BGNES
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e..