Ka përfunduar konservimi sezonal i mozaikëve të monumentit emblematik Buzlluxha. Gjatë muajve të ftohtë ato do të mbrohen me ndihmën e një tende të veçantë prej kanavace prej 600 metrave katrore. Me rivendosjen e monumentit nga koha e socializmit, është marrë një ekip i fondacionit “Projekti Buzlluxha”. Puna mbi paketimin e mozaikëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta.
“Këto janë 1000 metra katrore mozaikë - një nga krijimet më të mëdha prej mozaiku në Evropë, të autorëve më të mirë bullgar. Materiali është i jashtëzakonshëm. Ky është një vepër origjinale arti që është me rëndësi ta ruajmë për brezat e ardhshëm” - tha arkitektja Dora Ivanova për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka një mundësi teknike që akoma gjatë pranverës së ardhshme monumenti të jetë i hapur për vizituesit, na siguroi arkitektja Dora Ivanova dhe shtoi se gjatë vitit të fundit 50 mijë veta kanë vizituar kureshtjen historike. Këta njerëz duan që të hyjnë dhe të paguajnë një taksë hyrëse. Kurse kjo është një mënyrë në të cilën do të mund të financohen dhe veprimtari të ardhshme për ruajtjen e tij, shpresojnë nga fondacioni “Projekti Buzlluxha”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Foto: BGNESFortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..