Për vit të 18 të radhës Kryqi i Kuq Bullgar do të realizojë programin “Një drekë e ngrohtë në shkollë për fëmijët bullgar në nevojë”. 252 788 leva janë mbledhur përmes partnerëve korporativ dhe donatorëve individual. Gjatë vitit mësimor 2021/22 ato do të sigurojnë një ushqim falas të ngrohtë në shkollë për 1414 fëmijë nga familjet e dobëta sociale në 19 rrethe të vendit. Iniciativa fisnike ndihmon fëmijë në nevojë, më tepër në muajt e rëndë të dimrit.
Programi, i cili starton gjatë vitit 2004, deri në këtë moment ka siguruar një ushqim falas për mbi 20 mijë fëmijë nevojtarë nga e gjithë Bullgaria. Janë ofruar përgjithësisht 1 554 356 drekë falas me një vlerë të përgjithshme 3 108 712 leva, saktësojnë nga Kryqi i Kuq Bullgar.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u formua në fillim të shekullit të 20-të, kujton në një intervistë për Radio Bullgarinë, Konsulli i..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..