Sipas shërbimeve tona diplomatike, të gjitha seksionet e parashikuara për votimin me makinë janë duke punuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme (MPJ) krijoi një organizim që dita e zgjedhjeve jashtë vendit të ecë pa probleme dhe pa vështirësi nga më të ndryshmet.
Ministria e Punëve të Jashtme po bën gjithçka për të reaguar sa më shpejt ndaj ndryshimeve në momentin e fundit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore jashtë vendit, kryesisht për shkak të testeve pozitive për Covid-19. Ministria krijoi një lidhje të pandërprerë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, me Komisionet Sektoriale Zgjedhore jashtë vendit dhe me KQZ-në si seli zgjedhore në detyrë gjatë gjithë kohës.
Votimi në Australi, ku bashkatdhetarët tanë votuan në 6 qendra votimi, tashmë përfundoi (ora 11 me orën bullgare). Në orën 13 dhe 14 me orën bullgare u mbyllën respektivisht seksionet në Japoni dhe Singapor. Në Bahrein, ku u hap për herë të parë një seksion në këto zgjedhje, po votojnë edhe bashkatdhetarët tanë.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..