Bullgarët në Zvicër votojnë për president dhe për parlament në 12 qendra votimi të shpërndara në të gjithë vendin. Në Bazel dita e zgjedhjeve po shkon normalisht, mësojmë nga bashkatdhetarja jonë Maria Cvetkova. Prej shumë vitesh ajo jeton në qytetin e tretë më të madh zviceran, ku punon në një pozicion menaxherial në një kompani të madhe farmaceutike. Seksioni në të cilin Maria ka ushtruar sot të drejtën e votës ndodhet në një hotel në qendër të Bazelit.
Ndryshe nga pritjet e saj, votimi nuk bëhet me makina, por me fletë votimi. Përveç kësaj, shumica e votuesve vendas, si ajo, nuk kanë qenë të informuar për plotësimin paraprak të një deklaratë e cila u jep atyre të drejtën e votës dhe plotësimi i saj mu para votimit e ka ngadalësuar procesin.
Pyetjes për se voton në zgjedhjet e tanishme, Maria iu përgjigj:
“Në fakt, për mua këto janë zgjedhjet e para në të cilat kisha dëshirë të madhe për të votuar, me çdo kusht. E them këtë sepse në zgjedhjet e mëparshme asnjë parti politike nuk e ka provokuar interesin tim, për të cilën të them: "Po, këta janë njerëzit të cilët mund ta bëjnë ndryshimin në Bullgari. Ndryshimi rrënjësor për mua ka të bëjë me asgjësimin e korrupsionit, me zbatimin e një reforme të thellë në prokurori dhe në drejtësi. Në këto zgjedhje për mua ka shpresë! Ndoshta sepse kam shumë vite që jetoj jashtë vendit. Sigurisht, nëse jetoja në Bullgari, do të ndihesha e lodhur dhe e zhgënjyer, sepse Bullgaria është në një situatë të vështirë që prej një kohe të gjatë. Dhe po, deri më tani nuk kishte asnjë perspektivë, por tani është ndryshe”, - është kategorike Maria Cvetkova.
Në këto zgjedhje Maria votoi si për parlament, ashtu dhe për president. Çfarë duhet të jetë personaliteti i bashkuesit të ri të Bullgarisë, sipas Marias?
“Kompetencat e presidentit në vendin tonë janë të kufizuara, siç është edhe në vende të tjera në botë, por nga ai kërkohet të jetë i ndershëm dhe vetëmohues, të bashkojë njerëzit dhe t'i frymëzojë popullit siguri. Dhe së treti – ai duhet ta përfaqësojë vendin tonë në forume ndërkombëtare dhe në politikën e jashtme. Në fakt presidenti është fytyra e Bullgarisë para botës. Ai duhet të flasë mirë dhe të mbështesë ndryshimet në Bullgari. A ka një kandidat të tillë në zgjedhjet e tanishme? Kjo është një çështje komplekse. Deri diku kam votuar për president me rezervë, sepse nuk ka një kandidat të tillë që ta njoh plotësisht. Por gjithsesi ka njerëz që janë pak a shumë afër këtyre kritereve”, tha në përfundim Maria Cvetkova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..