Mediat maqedonase monitorojnë nga afër votimin në Bullgari dhe nuk ka interes tjetër për votën në Maqedoninë e Veriut, përveç reportazheve të shkurtra të realizuara para Ambasadës në Shkup” – njoftoi për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga fqinja jonë jugperëndimore. Sipas tij, mediat aty presin rezultatet e zgjedhjeve me shpresën për përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve bullgaro-maqedonase. “Presin edhe ndryshime në pozitën bullgare përsa i përket vetos për fillimin e negociatave midis Shkupit dhe BE-së si dhe ndryshime në marrëdhëniet, të cilat janë në nivelin e tyre më të ulët historik deri më tashti.”
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dita është relativisht e ngrohtë dhe diellore, gjë që ndihmon aktivitetin elektoral, votohet në seksionet e votimit në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në qytete si Shtip, Strumicë, Manastiri dhe Ohër. “Kësaj here ka dhe dy qendra suplementare – në Prilep dhe në Kavadarci. Interesi i zgjedhësve është i rritur. Është e dukshme se në orët e pasdites ka një numër më të madh zgjedhësish në seksionet e votimit”, thekson Perev.
“Votimi është manual, klasik, me fletë votimi, me kuti votimi, me zarfe të mbyllura, me stilolapsa, si më parë.” Procesi i votimit ecën normalisht, pa ndërprerje, pa incidente dhe pa provokime. Vlladimir Perev parashikon, se në se do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mund të pritet një aktivitet edhe më të lartë elektoral ndër bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia!..