Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 nëntorin

Na pret mot me vranësira dhe mjegull

Foto: Evgeni Minçev

Gjatë natës së 14 nëntorit duke u gdhirë 15 nëntor moti do të mbetet kryesisht me vranësira dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit. Mbi male do të ketë vranësira të shpërndara dhe dukshmëri më të mirë. Moti do të jetë pothuajse i qetë me temperatura minimale midis 0 dhe 5 gradë.

Të hënën do të mbizotërojë mot i vranët dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të ketë erë mesatare verilindore dhe me të do të depërtojë  ajër i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12 gradë, pak më të larta në skajet jugperëndimore.

Në male vranësirat do të jenë më të theksuara. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore do të jetë pothuajse pa reshje dhe me më shumë diell. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 8 gradë, në 2000 metra - rreth 2 gradë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD